RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Të shtunden turneu tradicional “Lah Nimani”

1 min read

Këtë të shtunde me 29 Maj do të mbahet turneu i tretë tradicional i trainerit, legjendës së boksit  Lah Nimani. Turneu edhe kësaj radhe do të mbështet nga Federata e boksit të Kosovës dhe Ministrisë së Sporteve. Turneu ndryshe nga vitet e kaluara që ka qenë vetem për junior, këtë vit do të ketë ndryshim, ku do të zhvillohen katër duele në konkurrencën e seniorëve, katër në konkurrencën e juniorëve dhe dy në konkurrencën për femra. Pra do të jenë gjithësej 10-duele. Edhe kësaj radhe federata e boksit është munduar ta madhështoj vepren e trainerit legjendar Lah Nimani duke ftuar disa shtete të rajonit si, Shqëperia, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Cekia, Maqedonia dhe disa boksier nga Novi Pazari dhe Presheva. “Do të bëjmë këtë përzirje për hirë të rritjes së së cilësisë” theksoi sekretari i FboxK -së, Mehmet Bogujevci për Kosovaboxing.org.

Turneu do të mbahet në Pallatin e rinisë së Sporteve në Prishtinë dhe do të filloj nga ora 15:00. Turneu do të emitohet drejtpërdrejt në televizionin publik të Kosovës RTK në rrjetin tokësor dhe satelitor.

Kosovaboxing.org
26 Maj 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.