RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Të dy trajnerër premtojnë fitore me KO

2 min read

Lufta mes trajnerëve Mayweather Sr dhe Forach, më e madhe se Mayweather dhe Pacquiao

IMG_8668IMG_8672MGM, Las Vegas, SHBA, 30 prill 2015 – Lufta ndërmjet Mayweather dhe Pacquiao do të jetë në fokus të gjithë botës, por sot nga vendi ngjarjes mësuam se edhe lufta mes trajnerëve do të jetë e madhe. Deri sa te dy boksierët si Mayweather dhe Pacquiao kanë treguar respekt të madh gjatë gjithë kohës, ndryshe ndodhi sot me Mayweather SR dhe Froach të cilët nuk treguan respekt për njëri tjeterin ndërsa pati edhe ofendime nga te dytë, por më i ashpër ishte Mayweather Senior.

I pari u paraqit Freddie Roach. Ai tha që erdhi dita e madhe kur Mayweather nuk ka të fshehët më. Duke e paralajmëruar se Mayweather me 2 maj do të mposhtet. “Mayweather ka kalkuluar qe pesë vite. Ska më kalkulime, i erdhi fundit. Të shtunën me 2 maj do ta nakautojmë” tha Froach.

IMG_8705IMG_8784IMG_8797IMG_8683Më tej Froach tregoi se kush do të jetë më i miri.”Nuk ka dilemë, Mayweather e din këtë shumë mirë. Ai do të duhej ta pranoj disfatën që Pacquiao do t`ia dhurojë. Kemi pritur gjatë. “We gone kick his ass” tha më tej Froach.

Pas tij doli Floyd Mayweather Senior, babai dhe trajneri i Mayweatherit. “Froach është i njohur me gjera të tilla. Ai nuk është askushi. Boksieri i tij ka pësuar disa herë KO dhe humbje. Unë nuk e di se si ai mundet të flas diçka më shumë. Por, ne do ta nakautojmë Pacquiaon dhe do t`ia përfundojmë karrierën. Nuk mund të paragjikoj se në cilin raund, por do të fitojmë me KO” tha Mayweather SR.

Më pastaj Mayweather Sr, filloi me disa ofendime që nuk u dukën të hijeshme dhe nuk u pëlqyen nga gazetarët, kur edhe filluan ta mbështesin Froachin dhe Pacquiaon, duke i thënë se ju jeni ata që për pesë vite po i ikni luftës më Mayweather. “Froach është mësuar të flas “bullshit”. Ai do të dridhet edhe më shumë kur do të pëson boksieri i tij”, duke auluduar në sëmundjen që e vuan nga parkinsoni Froach.

Konferenca ishte më e madhja e zhvilluar ndonjëherë në sportin e boksit. Ndër 300 gazetarët e akredituar nga 50.000 gazetar nga gjithë bota, Kosova Boxing është njëra ndër to që ka fituar akreditimin. Akreditim për hyrje në të gjitha vendet por edhe në Broadcast Area, që arritëm ta shfrytëzojmë dhe të marrim shumë mendime dhe intervista.

Nga MGM, Las Vegas
Artan Vërbica

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.