RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Tatli suksesshëm mbron titullin e kampionit evropian

1 min read

Savonlinna, Finlandë, 11 gusht 2018 – Edis Tatli ka mbrojtur suksesshëm titullin e kampionit evropian në versionin EBU, duke mposhtur spanjollin Frank Urquiaga me vendim unanim pas 12-raundeve.

Tatli (31-2-0, 10 KO) zhvilloi meç të bukur ku për një nuancë ishte më i mirë se Urquiaga (12-1, 1 KO) duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierë. Të tre gjyqëtarët i dhanë fitoren boksierit tonë, Sauren Saugmann 116-112, Irakli Malazonia 116-114 dhe  Juergen Langos 115-113.

Tatli me këtë fitore pritet shënoj renditje më të lartë në versionet botërore. Ai para kësaj përballje gjindej i 4-ti në IBF dhe i 10-ti në WBC. Kjo fitore do ta ngrisë akoma më lartë në versionet botërore.

www.kosovaboxing.org
12 gusht 2018

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.