RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Tatli mbron titullin EBU me 11 gusht

2 min read

Prizrenasi, Edis Tatli me 11 gusht në qytetin Savolinna të Finlandës do të mbroj titullin e kampionit evropian në EBU kundër peruanit me nënshtetësi spanjolle, Frank Urquiaga. Për tre herë kampionin e evropës, Tatlin do të jetë mjaft interesant kjo betejë pasi ai vazhdimisht është duke iu afruar kreut të botës ku në një të ardhme të afërt pritet që sërish të sfidoj titullin e kampionit të botës.

Tatli renditet lartë në renditjet botërore, i 4-ti në IBF dhe i 10-ti në WBC. Fitorja e radhës do ta ngrisë akoma në versionet botërore.

Sipas të gjitha gjasave Tatli për synim ka titullin e kampionit të botës në IBF. Por, deri te ky duel duhet të analizohet mjaft mirë pasi fundjavën që lam pas Mikey Garcia mposhti kampionin aktual botëror në IBF, Robert Easter Jr me vendim unanim pas 12 raundeve. Garcia, kampion i botës në katër kategori të ndryshme nuk pritet të mbroj titullin IBF në kategorinë e lehtë.Ai ka shprehur dëshirën të kaloj në dy kategori më lartë në velter për të sfiduar kampionin e botës Errol Spence Jr. Prandaj, titulli IBF në kategorinë e lehtë pritet të shpallet vakant e për te mund të boksojnë Tatli dhe Easter Jr.

Si do që të jetë, do të mësojm më shumë rreth të ardhmes. Tatli tani pranë vetës ka një detyrë të re, të kalon pengesën e quajtur Frank Urquiga.

www.kosovaboxing.org 
31 korrik 2018 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.