RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Tatli mbron titullin e kampionit evropian me 6 maj në Turku të Finlandës

1 min read

Edis TatliEdis Tatli (29-1, 10 KO) do të mbron titullin e kampionit evropian në versionin EBU, këtë fundjavë me 6 maj në qytetin Turku të Finlandës. Ai përballë do të ketë belgun Francesco Patera (17-2, 7 KO). 

Tatli titullin e kampionit evropian e fitoi me 25 prill 2015 kur mposhti franqezin, Yvan Mendi me vendim unanim. Deri më tani ka arritur të mbroj titullin e kampionit evropian plot tre herë, ndërsa kjo do të jetë hera e katërt.

Tatli renditet lartë në dy versionet botërore WBC si i treti dhe IBF si i pesti. Ai pati rastin të sfidoj titullin e kampionit botëror në versionin WBA me 2014 kundër kubanezi, Richard Abril, të cilin e humbi me vendim të një anshëm. Tani ai është shumë afër të sfidoj për herë të dytë titullin e kampionit të botës. Me fitoren e mundshme me 6 maj do të afrohet edhe më shumë dy versioneve, aty ku ai mëton. 

www.kosovaboxing.org
3 maj 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.