RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Tatli fiton brezin WBA Inter-Continental

1 min read

edis tatli 20Espoo, Finlandë, 9 Mars 2013 – Edis Tatli ka triumfuar në duelin e tij të 20-të profesionist duke fituar brezin e vlefshëm WBA-Inter-Continental. Ai triumfoj ndaj boksierit nga Republika Domenikane Felix Lora me vendim unanim pas 12-raundeve. Të tre gjyqëtarët e vlerësuan fitoren e thellë në dobi të boksierit tonë: Pawel Kardyni 116-110, Eddi Meronen 116-112 dhe Arvo Kivela 119-111.  Ky është triumfi më i madh i tij deri më tani, ndërsa me këtë fitore ai edhe një herë dëshmoi se është njëri ndër boksierët më të talentuar në botë.

Tatli 20-0 (5 KO) gjatë gjithë kohës ishte më i mirë dhe më i përgaditur e kjo më se miri u pa kur në raundin e 12-të arriti ta hedh në dysheme ameriko-latinin Lora i cili pësoi difatën e dhjetë në karrierë.

Në këtë mbrëmje boksoi edhe kosovari tjetër,  talenti Fitim Latifi 5-0 (1 KO) i cili ngadhënjeu ndaj boksierit hungarez Lazslo Kamahal 6-3-0 (3 KO) me ndërprerje në raundin e parë. Latifi arriti dy herë t`a hedh në dysheme hungarezin, deri sa në herën e tretë pak para se të mbyllej raundi arriti të përfundoj meçin ku gjyqëtari ndali luftën e pabarabartë.

Më shumë rreth kësaj mbrëmje dhe kësaj ngjarje do t`ju japim në ditët në vijim.

Kosovaboxing.org
10 mars 2013

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.