Hën. Tet 26th, 2020

Tatli favorizon Lopezin kundër Lomachenkos

2 min read

Tre herë kampioni i Evropës dhe sfiduesi i kampionit të botës, Edis Tatli favorizon boksierin amerikan Teofimo Lopez kundër ukrainasit Vasyl Lomachenkos që do të zhvillohet sonte.

Tatli e njeh mjaft mirë Teofimo Lopezin. Ai pësoi nga Lopez vitin e kaluar duke pësuar një goditje të fortë në pleksus në raund të pestë gjë që i pamundësoi të tregoj vlerat e tij. Nga përvoja e tij me boksierin amerikan, thekson: “Ai ka goditje të fuqishme dhe po erdh në rastin e mirë për goditje do ta shemb edhe legjendën Lomachenko” thekson Tatli për Kosova Boxing.

Boksieri ynë i cili është ndër më të mirët në botë në kategorinë e lehtë, ka një bagazh të madh në boksin profesionist. Ai ishte shumë pranë të shpallet kampion i botës në versionin WBA me 2014 kur boksoi me Richard Abril, por e humbi për pak betejën me kubanezin e famshëm. Tatli ka pasur rastin të jetë edhe sparring partner i shumë boksierëve me namë, siç ishte edhe sparring partner i Manny Pacquioas me 2015 para ndeshjes së shekullit me Floyd Mayweather. Kualiteti i tij flet shumë pasi ai është matur me më të mirët e botës në kategorinë e tij.

“Dua të jem i rezervuar sepse nuk është lehtë, por mendoj Teofimo Lopez do ta mposht sonte Lomachenkon me nokaut teknik. Asnjë boksier botëror nuk mundet ti rezistoj goditjeve të Lopezit” theksoi për fund Tatli.

www.kosovaboxing.org
17 tetor 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.

php shell shell indir medyum medyum medyum Rokettube Lidyabet Bahis medyum medyum canlı casino siteleri 2020 trbet Replika Saat viagra sipariş Weed Store detaylı iç temizlik weed for sale taraftarium24 replika saat cialis sipariş lifta fiyat romabet romabet romabet ligobet ligobet ligobet betitbet merit slot slotbar giriş bettingtispter eczaneden viagra siparişi