RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Tarver: Dua të bëhem kampion i botës në kategorinë e rënd

2 min read

Antonio-TarverNjëri ndër boksierët më të mirë i të gjitha kohërave, amerikani Antonio Tarver, mendon se akoma mund të jap kontribut në rritjen dhe senzibilizim në boksin botëror. Edhe pse 45-vjeçar, Tarver synon të bëhet kampion i botës në kategorinë e rënd. Tarver gjatë karrierës së tij të famshme njihet me fitoren e mëdha ndaj Roy Jones Junior, por për shqiptarët u bë i njohur kur boksoi me boksierin tonë Elvir Muriqi me 2007, të cilin e fitoi me vendim të ndarë, ku dy gjyqëtarë kishin vlerësuar Tarverin fitues me vendim të ngushtë, ndërsa njëri të barabartë.

Ylli i filmit ROCKY 6, me 29 shtator do të boksoj me amerikanin Jonathan Banks, njëherit edhe trajnerin e Wladimir Klitschkos. Tarver nepërmjet këtij dueli dëshiron që më pastaj të bokson ndaj kampionit në fuqi, Wladimir Klitschko apo britanikut David Haye. Këtë duel ia mundësoi menaxheri i njohur Al Haymon i cili akoma beson se Tarver mund të shkëlqej në ringun profesionist. “Jam i gëzuar që i kthehem ringut dhe që për herë të parë do të boksoj në Texas. Fitorja ndaj Banks do të më hap rrugë drejt rrugëtimit tim drejt titullit të kampionit. Kthimi im në ring është shpërblim i madh” theksoi Tarver.

Duelin e fundit Tarver e ka zhvilluar në nëntor të vitit të kaluar kur mposhti Mike Shepard me TKO 4.

Meçi Tarver dhe Banks do të zhvillohet në 10 raunde, në ngjarjen që do të zhvillohet nga Golden Boy Promotion në Farm Arena në Hildalgo në Texas.

Kosovaboxing.org
8 shtator 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.