RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Talenti Granit Shala debuton në boksin profesionist

2 min read

Boksi shqiptarë do të pasurohet edhe me një boksier në skenën e boksit profesioniste. Bëhet fjalë për boksierin e talentuar të kategorisë së rënd, Granit Shala, i cili do të debuton këtë fundjavë me 25 nëntor në Mynih të Gjeramanisë.

Shala ka arritur akordin me promoterin dhe menaxherin shqiptar që vepron në Mynih të Gjermanisë, Agron Kurtishi. Ai edhe më parë ka stërvitur tek ekipi i Kurtishit “Fight-Power Academy”, ndërsa kjo ka sjellur deri te bashkimi dhe besimi i ndërsjellë për të ecur në një rrugë tjetër, atë të boksit profesionist, ku Shala dhe Kurtishi mendojnë që do të janë edhe më të suksesshëm.

“Granitin e njoh prej shumë vite më parë, e kam përcjellur vazhdimisht në boksin olimpik këtu në Gjermani. E njoh shumë mirë edhe babain e tij, të cilin e kam mik prej vitesh. Graniti ka stërvitur herë pas herë tek unë. Ai është një djal shembullor, i edukuar, dhe që ka diciplinë të madhe. Kur i shtojmë atij edhe talentin që ka, kjo është një dhuratë për mua që mund të bashkpunoj me një djal si ky” theksoi Kurtishi për Kosova Boxing.

Graniti ka pasur një karrierë të shkëlqyeshme në boksin olimpik. Ai ka arritur pesë herë të shpallet kampion i Gjermanisë, me 2012,2013,2014,2015 dhe 2016 në konkurrencën e juniorëve dhe të rinjëve. Dy vitet e fundit me 2015 dhe 2016 mori pjesë edhe në konkurrencën e seniorëve duke u shpalluar nënkampion i Gjermanisë.

“Jam shumë i gëzuar që do të debutoj në boksin profesionist. Me Gonin jam shumë i lumtur. Me bashkpunimin e ndërsjellë do të arrijmë shumë” theksoi Graniti për Kosova Boxing.

Kosova Boxing është mediumi i parë që ka besaur dhe që ka shfaqur sukseset e Granit Shalës. Aq më të lumtur na bënë që Graniti ka arritur një marrëveshje me një trajner dhe personalitet të shkëlqyer siç është Agron Kurtishi. Ne i urojmë fat dhe shumë suksese në të ardhmen nga gjithë stafi i Kosova Boxing.

www.kosovaboxing.org
22 nëntor 2017

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.