RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Suspendohet Rexhildo Zeneli – rezulton pozitiv në testin e dopingut në Lojrat Evropiane

1 min read

Rexhildo ZeneliBoksieri i përfaqësueses sonë Rexhildo Zeneli është suspenduar nga Lojrat Evropiane në Baku pasi ka dal pozitiv në testin antidoping, thuhet në kumtesën e Komitetit Olimpik Evropian (EOC) këtë të mërkure.

19-vjeçari në testin e urinës e cila dërgohet për secilin sportist për provë dhe dëshmi në “WADA – World Anti Doping Agency” apo Agjencioni Botëror i Antidopingut, në analizën e bërë është dal pozitiv.

Në mostrën u gjet një përmbajtje me substancën e ndaluar “Furosumide” thuhet në raportin e EOC-së.

“Z. Zeneli akuzohet për shkelje të rregullave të antidopingut e vendosur nga Komiteti Ekzekutiv e EOC-së me rekomandim të EOC, ku ai në bazë ligjore pezullohet nga Lojrat Evropiane”.  thuhet në komunikatën zyrtare të EOC-së.

Kosova Boxing është duke kontaktuar boksierin tonë dhe do t`ju sjell një komunikatë nga boksieri ynë.

Kosova Boxing
17 qershor 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.