Artan Vërbica
8 korrik 2017

Turneu i parë i “Super Six – Super Middleweight” i zhvilluar nga viti 2009 deri 2012 pati jehonë të madhe sepse u grumbulluan gjashtë boksierët më të mirë në botë në kategorinë super të mesme, si Chad Dawson, Arthur Abraham, Mikhael Kessler., Carl Froach, Allen Green dhe Andre Ward. Pra, ishin tre kampionët e botës ndërsa mungoi vetëm njëri, gjermani Robert Stieglitz për arsye të panjohura. 

Atë botë kampion doli ai që më së paku pritej, Andre Ward, duke qenë autsajder, por mposhti një nga një që nga Kessler, Green, Abraham, Froach dhe Dawson, duke e dëshmuar kampionin e vërtetë.

Tashmë pas pesë vite të kaluara sërish lindi ideja që ky turne të mbledhë më të mirët e kësaj kategorie, por me një numër më të madh të boksierëve, gjithsejt tetë. Por, ndryshe nga hera parë ku ishin kampionët në fuqi dhe sfiduesit e vërtetë, kjo e dyta duket e varfur si nga kualiteti i boksierëve ashtu dhe nga vetë konkuruesit dhe interesi i pjesëmarrësve. Më shumë duket turne evropian dhe mund ta quajmë lirisht nivel evropian, sepse nga tetë boksierët, shtatë janë nga Evropa, vetëm një vjen nga SHBA-të, e ai është Rob Brant akoma i panjohur për opinionin amerikan, e lemo atë botëror. 

Se nuk është real ky klasifikim i boksierëve në këtë kategori, tregon jo pjesëmarrja e katër kampionëve botëror, WBC – Badou Jack, IBF – James DeGale, Super WBA – Tyron Zeuge dhe WBO – Gilberto Ramirez. Mungonë poashtu Interim IBF kampioni i botës Andre Dirrell. Vetëm kampioni i botës në versionin WBA – George Groves që është nën Tyron Zeuge do të jetë pjesëmarrës në këtë turne, që unë e quaj të varfur nga cilësia dhe nga vlera poashtu.

Pjesëmarrës do të janë këta boksier: George Groves, Jamie Cox, Callum Smith (Britani e Madhe), Juergen Brahmer (Gjermani), Avni Yilderim (Turqi), Erik Skoglund (Suedi), Rob Brant (SHBA) dhefituesi Chris Eubank Jr dhe Arthur Abraham. 

Në këtë list tregohet se nuk janë më të mirët e fakti më i mirë është jo përfshirja e katër kampione të botës dhe më të mirëve në botë në këtë kategori. 

Një fakt tjetër tregon se në këtë përfshirje ka mundur të jetë edhe boksieri ynë Robin Haxhi Krasniqi. Është e vërtetë që Krasniqi ka humbur nga dy të lart përmendurit, Juregen Brahmer dhe Arthur Abraham, por Krasniqi renditet më lartë në gjitha renditjet botërore se sa Jamie Cox (Në IBF i 11-ti) dhe Rob Brant që nuk gjendet në mesin e TOP-15 në asnjë version botëror, por se sa duket kjo vetëm sa për të qenë një amerikan. Edhe një fakt tjetër tregon se Robin Haxhi Krasniqi gjindet më lart i ranguar si në ranglistën botërore, në WBO i 6-ti dhe në boxrec se dy të lart përmendurit. 

Kjo si duket është vetëm një lojë e dy ekipeve promovuese Saurland Event dhe ekipit anglez Matchroom, për të manipuluar mediumet dhe për të përfituar. Por me këtë rast do të dëmtohet kjo kategori. Rasti më i freskët se sa i zhgënjyer është Badou Jack i cili ka paralajmëruar të kaloj në një kategori më lartë në gjysëm të rënd duke braktisur titullin WBC i cili është vakant. 

www.kosovaboxing.org