Pre. Shk 28th, 2020

Suat Laze fascionoj me 2019

2 min read

Artan Vërbica
22 janar 2020


Është afër dyzetave, por ndihet si një 25-vjeçar. Ky do të ishte atributi që do t’ia kisha dhënë sepse me sukseset e arritura nuk njeh moshë. Ky është Suat Laze kampioni italian në kategorinë pendë, i cili po mahnitë çdo kend me rezultatet e arritura.

Laze ishte pranë largimit të përhershëm nga boksi profesionist me 2016 ku atë botë kishte pësuar humbjen për titullin e Italisë kundër Nicola Cipoleta me vendim unanim pas 10 raundeve.

Tri vite kishte qenë me mëdyshje ti vesh sërish dorezat apo të qëndroj i penzionuar. Edhe pse njihet si një puntor i madh, si udhëheqës i një shkolle të boksit në Komo të Italisë, Laze në fillim të vitit 2019 mori një vendim, që ishte i madh ti rikthehet boksit.

Zhvilloi meçin rikthyes me 24 shkurt në Milano kundër pakistanezit me nënshtetësi italiane, Shoaib Zaman (4-6-2, 1 KO) duke e mposhtur me vendim unanim pas gjashtë raundeve.

Duelin e radhës e zhvilloi me 24 maj sërish në Milano. Kësaj radhe përballë kishte bullgarin, Slaveja Stefanov (4-8-0, 2 KO) të cilin e mposhti me nokaut teknik në raund të pestë. Performanca e tij, kishte ngritje dhe kjo u dëshmua që Laze ka akoma për ti dhënë boksit profesionist.

Duelin e tretë të vitit 2019 e zhvilloi me 14 shtator në Laglio të Lombardisë. Ky meç shërbeu si parakualifikim për titullin e Italisë. Përball pati italianin, Pio Antonio Nettuno (7-11-1, 1 KO). Laze dominoi meçin duke shënuar fitoren e radhës me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Tani iu dha drita jeshile që mundet sërish të sfidoj titullin e Italisë në kategorinë pendë.

Titulli i Italisë në kategorinë pendë ishte vakant dhe Federata Italiane konfirmoj se këtë titullin e më të mirit mund të dyluftojnë Vittorio Parrinello dhe boksieri ynë Suat Laze. Meçi u vendos të zhvillohet në ringun e Parrinellos në Alzate Brianza të Lonardisë. Parrinello (11-4-0, 2 KO) konsiderohej favorit. Laze që mbante mllefin e humbjes së vitit 2016, mezi priste rastin e sërishëm. Pas një lufte të madhe në dhjetë raunde, fitues doli me vendim të një-anshëm boksieri ynë, i cili me 39 vjeç shkruajti histori. Dy gjyqëtar vlerësuan Lazen fitues 95:94 dhe 97-92, ndërsa njëri 96-93 Parrinellon.

Pra Laze përmbylli vitin 2019 me katër fitore në poaq meçe dhe me triumfin e titullit të Italisë. Ky sukses madhështor për Lazen flet shumë. Ai ka një bagazh të madh në karrierën e tij 15-vjeçare në boksi profesionist me bilanc prej 25 fitores (6 KO), 6 humbje dhe një barazim në 32 meçe.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.