RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Sturm mposht Radosevicin me TKO 4

2 min read

Felix SturmDortmund, 6 Korrik 2013 – Felix Sturm 38-3-2 (17 KO) është rikthyer me fitore të madhe sonte, duke mposhtur malazesin e pamposhtur Predrag Radosevic 27-1 (9 KO). Sturm dominoi plotësisht meçin që nga raundi i parë. Ai pati dominim më pastaj edhe në raundin e dytë ku me goditje të sakta bëri meçin edhe më interesant. Në raundin e tretë Sturm e hedhi për herë të parë në dysheme Radosevicin, ku me një goditje të majtë në brinjët e djathtë të tij e detyroi gjyqëtarin në ring Marlon Wright ti numëroj për herë të parë. Raundi i katërt ishte përfundimtar kur tashmë Sturm kishte gjetur formulën e fitores dhe pikën e dobët të malazesit Radosevic. Ai u koncetrua në goditje e brinjëve dhe dy herë sërish e hedhi në gjunjë deri sa Radosevic i tha trajnerit të tij të dorëzon meçin. 

“Kam pranuar meçin shumë vonë. Kisha lëndim në brinjët e djathtë dhe nuk arrita të sanoj lëndimin. Sturm është idoli im. Më vjen keq që nuk munda të boksoj 12 raunde” theksoi Radosevic pas meçit për SAT 1.

Ndryshe nga herat e tjera ku Sturm pati rënjë të madhe në paraqitjet e fundit ku fitoret ishin kontestueshme, në këtë mbrëmje Sturm dukej shumë më ndryshe, i mobilizuar dhe fokosuar si asnjëherë më parë. Dukej ai Sturm i shumë viteve më parë kur boksoi me Oscar De La Hoyan në Las Vegas të vitit 2004.

Artan Vërbica
6 Korrik 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.