RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Sturm dhe Stieglitz të gatshëm për përballjen e sontme?

3 min read

Plakat Sturm vs Stieglitz_B_RICHTIGPorsche Arena në Stutgart sonte do të pret duelin e madh ndërmjet dy boksierëve më të mirë në Gjermani, Felix Sturm dhe Robert Stieglitz. Ky meç i cili pritet me padurim të shohin më të mirin do të jetë një shfaqje ndërmjet dy figurave që kanë fituar tituj botëror në dhjetë vjetëshin e fundit. Të dytë pranuan këtë sfidë me një marrëveshje që të boksojnë në peshën deri 75.5 kg, sepse Sturm ka boksuar gjithmonë në kategorinë e mesme deri 72.5 kg, ndërsa Stieglitz deri 76.1 kg, që është kategoria super e mesme. Po cili do të fitoj sonte, do t`ju japim një mendim rreth këtij super dueli.

Felix Sturm në aspektin e boksierit është shumë më i mirë si boksier, si në pjesën teknike, poashtu edhe nga dituria e boksit. Dhe nëse bokson me menquri atëhere gjasat e mëdha janë që ai të fitoj. Por, nëse e krahasojmë dy-tre vitet e fundit atëhere del se Sturm ka pasur shumë rrënje dhe zbehje nga vetë-vetja duke humbur shumë duele dhe disa fitore të tij kanë qenë fitore skandaloze. Ai fitoi Oscar De La Hoyan me 2004 por fitorja e tij o mohua nga gjyqëtarët. Por, në atë duel ai fitoi shumë simpatizues anë e mbanë botës. Shkëlqimi i tij erdhi më pastaj me shumë fitore të rëndësishme duke fituar me 2006 titullin e kampionit të botës në versionin WBA. Që në mbrojtjen e parë të titullit botëror i erdhi humbja e papritur nga spanjolli Javier Castillejo me ndërprerje në raund të 10-të. Një vit më pastaj riktheu titullin botëror duke iu revanshuar Castillejos duke e mposhtur me vendim unanim pas 12-raundeve. Nga viti 2007 deri 2012, Sturm dominoi por që asnjëherë nuk pati guximin ti unifikoj titujt e kampionit botëror në kategorinë e mesme. Vlen të theksohet se ai asnjëherë nuk pranoi përballjen me Arthur Abraham. Në sfidën e parë për unifikimin e dy titujve IBF dhe WBA, pësoi nga australiani Daniel Geale. Pastaj erdhën sërish dy tre duele pa vlerë duke u mposhtur sërish nga australiani tjetër Sam Soliman.

Ndërsa Robert Stieglitz është një boksier punëtor. Veçori e tij është sepse ai gjuan shumë, por nuk ka ndonjë element tjetër. Nëse Stiglitz arrinë që ta fut në luftë Sturmin, atëhere do t`ia dal, por gjithsesi se meçi do të jetë i paparashikueshëm deri në fund. Unë i jap një përparsi të vogël Stieglitzit, për arsye se është më i uritur se Sturm, dhe ka pasur këto dy vitet e fundit me ngritje të mëdha ndërsa Sturm ka pasur rënje. Stieglitz pati tre meçe të mëdha me Abrahamin duke fituar një dhe duke humbur dy të tjerë ndaj tij. Por, këto tre meçe ka ngritur reputacionin e tij të boksierit. Ai është kritikuar më parë kur para tre viteve nuk pati guximin të marrë pjesë në “SUPER SIX MIDDLEWEIGHT” turneun. Por, tani nëse arrinë të fitoj Sturmin atëherë do ta ketë rastin e katërt ndaj Abraham.

Këtë meç mund ta ndiqni sonte nga ora 22:40 në Televizionin gjerman, SAT 1.

Artan Vërbica
8 nëntor 2014

 

Genady Golovkin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.