RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Sturm dhe Stieglitz ndahen me barazim

1 min read

Sturm vs. Stieglitz fightDueli i shumë pritur ndërmjet Felix Sturm dhe Robert Stieglitz është ndarë me barazim. Ashtu siç e kemi dhënë analizën ditë më parë dhe doli të dal meçi ku Sturm tregoi vlerat e boksierit më të mirë, ndërsa që Stieglitz ishte vetëm agresor në ring, gjë që dinë ta bejë shumë mirë. Tre gjyqëtarët këtë meç e vlerësuan kështu: Egidu Piseddu me 115-113 për Sturm, Frank Michael Maass me 115-113 për Stieglitz dhe Holger Wieamann me 114-114. “Për mua Sturm ka fituar” kishte theksuar Arthur Abraham, i cili ishte i pranishëm në palestër.

Fituesi i kësaj përballje duhej të boksonte me Abraham, por për këtë ende duhet pritur sepse tashmë kemi përballjen e barabartë ndërmjet Sturm dhe Stieglitz, dhe revanshi duhet të zhvillohet.

Se revanshi duhet të zhvillohet, mendon edhe promoteri i Stieglitz, Ulf Steinforth. Ai tha se bisedat do të fillojnë shumë shpejt me kampin e Sturmit për datën e re.

Kosovaboxing.org
9 nëntor 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.