Air Canada Centre, Toronto, Kanadë, 19 maj 2018 – Meçi për titullin e botës në WBC në kategorinë gjysëm të rënd ndërmjet Adonis Stevenson dhe Badou Jack është mbyllur me rezultatin më të padëshiruar në boks, me barazim.

Dueli ishte i karakterizuar me dy pjesë të ndryshme ku raundet e para i dominoi Stevenson, ndërsa ato të fundit u dominuan nga Jack. Në fund gjyqëtarët meçin e vlerësuan me 115-113 për Stevenson dhe dy të tjerët me 114-114.

Ishte kjo mbrojtja e dhjetë e titullit të WBC-së nga Stevenson (29-1-1, 24 KO). Ndërsa për Jack (22-1-3, 13 KO) kjo ishte një mundësi e mirë por që duhej të bënte më shumë për t’ia marrë titullin kanadezit.

Do të shihen reagimet dhe interesim a do të ketë për revansh për përballjen e dytë të dy boksierëve.

www.kosovaboxing.org