RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Sprott fitues i turneut “Prizefighter”

1 min read

Michael Sprott është fitues i turneut të organizuar nga Federata e boksit profesionist të Britanisë së Madhe “Prizefighter”. Turneu është organizuar nga pjesmarrësit më të mirë të ishullit britanik në kategorinë e rënd ku fitues doli veterani i njohur Sprott. Duelet u zhvilluan nga tre raunde ku ishin gjithësej tetë garues. Ata ishin Kevin McBride 35-8-1 (29 KO), Franklin Egobi 15-4-0 (10 KO), Shane McPhibin 3-2-0 (3 KO), Michael Sprott 35-15-0 (17 KO), Danny Hughes 7-2-2 (2 KO),  Matt Skelton 25-6-0 (20 KO), Ali Adams 9-3-1 (3 KO) dhe Declan Timlin 7-1-0 (4 KO). Ky turne që e bëri federata britanike ishte të ngriste nivelin edhe më shumë nivelin në Britani të Madhe.

Sprott doli fitues duke i mposhtur Matt Skelton SD 3, Shane Phibin UD 3 dhe në finale mposhti Danny Hughes me UD 3. Sprott ishte më shumë i lumtur për revanshimin ndaj Matt Skelton se sa për ngadhënjimin e këtij turneu. Sprott kishte humbur nga Skelton me 2007, por tani ju revanshua. Edhe pse 35-vjeçar Sprott është akoma i rrëzikshëm për çdo kundërshtar. Ky turne do të ishte edhe më interesant po të merrnin pjesë edhe britanikët tjerë si kampioni i botës, David Haye, pastaj sfiduesi i Hayes që do të jetë me 13 Nëntor, Audley Harrison dhe dy boksier tjetër perspektiv të  boksit anglez, Tyson Fury dhe Dereck Chisora.

Artan Vërbica
11 Tetor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.