RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Sopa dhe Nimani sigurojnë medaljet e bronzta

2 min read

Boksierët shqiptarë që përfaqësojnë Gjermaninë vazhdojnë shkëlqimin në Baku


Kastriot SopaBaku, Azerbejxhan, 23 qershor 2015 –
Dy boksierët shqiptar që mbrojnë ngjyrat e Gjermanisë, Kastriot Sopa dhe Azize Nimani kanë siguruar medaljet e bronzta në Lojrat Evropiane në Baku të Azerbejxhanit.

I pari që u paraqitë sot në çerekfinale ishte Kastriot Sopa. Sopa përball kishte boksierin nga Irlanda, Dean Walsh. Dueli konsiderohej i papritur sa i përket fituesit pasi irlandezët konsiderohen boksier cilësor me karrakter të madh në boks. Walsh poashtu vinte me një fitore të madhe në të tetën e finales ndaj boksierit nga Rusia, Maxim Dadashev të cilin e mposhti me vendim të një anshëm, 2 me 1. Ndërsa që Sopa në të tetën e finales kishte mposhtur boksierin nga Gjeorgjia, Irakli Melikishvili me vendim unanim. Por, e kemi thënë edhe më parë që Sopa shquhet me intelegjencën e tij dhe ai diti edhe në të tetën e finalës të boksoj me gjysmën e forcës së tij duke ruajtur forcën për çerekfinale, dhe këtë arriti sot ta konsumojë.
E filloi mirë raundin e parë duke qenë dominant dhe duke fituar pastër raundin. Të tre gjyqëtarët raundin e parë vlerësuan për boksierin tonë. Në raundin e dytë Walsh tregoi më shumë dhe ishte vetëmohues duke fituar raundin dhe bëri meçin edhe më interesant sa i përket fituesit. Tre gjyqëtarët vlerësuan raundin e fituar nga Walsh duke barazpeshuar meçin me rezultat 19 me 19. Por, Sopa del në skenë dhe tregohet se jo rastësisht është pretendent për medaljen e artë. Ai ishte më i mirë në raundin e tretë duke fituar meçin me plot meritë. Gjyqëtarët ishin korrekt duke vlerësuar fitoren e tij me 29-28.

Sopa në gjysëmfinale do të takohet me boksierin nga Italia, Vicenco Mangiacapre.

Azize Nimani vs. Delphine Mancini 1Pas Sopës u paraqitë edhe Azize Nimani e cila tregoi njërën ndër paraqitjet më të mira të saj në karrierën e saj. Nimani demonstroi boks të bukur, ku me menquri, shkathësi, trimëri fitoi përballjen ndaj moldaves Iulia Coreli.
Nimani arriti katër raundet ti fitoj, ndonëse bindshëm ku në raundin e tretë dhe të katërt e detyroi gjyqëtarin ti numëroj. Në fund fitorja e Nimanit ishte e thellë nga tre gjyqëtarët, 40-32, 40-33, 40-33.

Nimani në gjysëmfinale do të takohet me boksierën nga Italia, Marzia Davide. Davide është tre herë kampione evropiane dhe dy herë nënkampione e botës.

Artan Vërbica
23 qershor 2015 

1 thought on “Sopa dhe Nimani sigurojnë medaljet e bronzta

  1. vetem suksese e nderuar ne jemi krenar me ju dhe me qdo sportiste shqiptare,andaj ju deshiroj suksese e shpresoj se dhe do jesh fituese dhe ne finale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.