RTK

RTKLive
27 Nëntor, 2022

Sonte Tarver kundër Cunningham dhe Huck kundër Glowacki

2 min read

Tarver vs. Cunningham 1Newark, New Jersy, 13 gusht – Antonio Tarver është sikur se vera, sa më i vjetër aq më i mirë. Ai nakautoj Jonathan Banksin në dhjetorin e vitit të kaluar, që është njëherit edhe trajner i Wladimir Klitschkos. Askush nuk e kishte pritur një gjë të tillë dhe aq fitore të pastërt në atë mbrëmje, por Tarver shkatërroi plotësisht Banksin.Tarver 3Cunningham 4Huck vs. Glowacki

Tarver edhe pse 46-vjeçar, po shkëlqen si në kohërat më të mira. Ai këtë fundjavë do të boksoj kundër Steve Cunningham, njërin ndër boksierët më të mirë të dekadës së fundit në kategorinë kruzer. Dy ish-kampionët botëror do ta kenë fjalën kryesore në Newark në New Jersyt.

Ky duel do të jetë shumë interesant dhe do të zhvillohet në 12-raunde. Fituesi do të boksoj me fituesin e çiftit Marco Huck dhe Krzystof Glowacki.

Në këtë mbrëmje në parameç do të boksojnë Marco Huck dhe Krzystof Glowacki e cila do të jetë e vlefshme për titullin e kampionit të botës në versionin WBO. Për boshnjakun me nënshtetësi gjermane, Huck, ky do të jetë debutimi i parë në ringun amerikan. Glowacki është i njohur për opinionin tonë pasi mposhti boksierin tonë Nuri Seferi në duelin e tij eliminator për të sfiduar kampionin e WBO-së, Huck.
Në matjet zyrtare Huck doli të jetë 90.2 kg, ndërsa Glowacki 89.8 kg. Tarver doli 98. 4 kg, ndërsa Cunningham 92.5 kg.
Duelet Antonio Tarver vs. Steve Cunningham dhe Marco Huck vs. Krzystof Glowacki do të zhvillohen sonte me datë 14 gusht në Prudential Center, Newark në New Jersy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.