RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Sonte super meçi Haye vs Bellew

2 min read

David-Haye-v-Tony-Bellew-Weigh-In-The-O2 (1)Një ndër duelet më interesante këtë vit pritet të jetë ai sonte ndërmjet ish-kampionit të botës në dy kategori të ndryshme (kruzer dhe të rëndë), David Haye dhe kampionit aktual botëror në versionin WBC në kategorinë kruzer, Tony Bellew.  Ky meç do të zhvillohet sonte në O2 Arena të Londrës. Meçi i tyre do të zhvillohet në kategorinë e rëndë dhe do të jetë mjaft interesant sa i përket fituesit.

Se sa interesant do të jetë, tregon edhe kacafytja e Hayed dhe Bellew që ndodhi në konferencën e tyre të zhvilluar më 30 nëntor të vitit të kaluar.

Pasi që të dy boksierët dhanë mendimet për duelin e tyre dhe gatishmërinë që do të boksojnë më 4 mars, në fund erdhi radha për t’u matur sy më sy. Bellew filloi konfrontimin i pari duke e shtyrë David Hayen, ndërsa ky i fundit gjuajti disa goditje, por që i shpëtoi Bellew. Bellew ishte me fat se për pak të pësoj si Dereck Chisora në vitin 2012 kur u nokautua pas meçit që pati me Vitali Klitschkon, po ashtu në konferencë për gazetarë. Por, mbreme ne matje zyrtare pati kujdes te madh sa i perket konfrontimit te tyre.

Siç thamë, ofendimet filluan së pari nga Bellew i cili e quajti David Hayen, pijanec dhe që rrinë gjithë kohën në klube të natës. Ndërsa që Haye ia ktheu duke i thënë që ai mund të rrijë çdo natë deri te lufta me të dhe mund të pijë sa të donë, por se atë do të nokautoj. “Do të pijë kokën time çdo natë, vetëm e vetëm për të nokautuar” i tha Haye.

“Unë nuk kam frikë nga ai” tha Bellew. Ai gjatë gjithë këtyre muajve më ngacmoi duke më quajtur frikacak. Pati shumë kërkesa dhe përcaktime dhe tani do të kemi meçin sonte e do të shohim kush do të fitoj. Ju jeni njeriu më i madh i boksit në botë dhe këtë do t`ia tregoj në natën kur do të konfrontohemi”, e mbylli Bellew.

David Haye deri më tani ka zhvilluar 30 meçe me bilanc prej 28 fitoresh (26 KO) dhe vetëm dy humbje. Ndërsa, Bellew ka bilanc prej 28 fitoresh (18 KO), dy humbje dhe një barazim në 31 meçe të zhvilluara.

2 thoughts on “Sonte super meçi Haye vs Bellew

  1. Pershendetje,

    Jeni website me serioz ne gjuhen shqipe ju lexoj me vite. Nje kritike analizat per ndeshjet po i beni pak me vonese p.sh ka dite qe po e pres analizen per mecin Krasniqi vs Abraham. Ose edhe humbja e Haye kunder Bellew. Shpresoj ne mirekuptim thjeshte analizat e juaja jane te thuketa dhe me deshire te madhe i lexoj andaj edhe kjo kritike per shkak te pritjes. Faleminderit

  2. Pershendetje..

    Plotesisht keni te drejt. Do te jemi sa me afer jush me cdo deshire te juajen.

    Per Krasniqin analizen e kemi gati dhe ju sjellim nga mesi i javes. Ishin ditet te ngarkuara me lajmet e tjera te boksit dhe per kete arsye e lame per mesjave.

    Ju lutem per cdo deshire te juajen te na kontaktoni.

    Me respekt
    Artan Verbica

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.