RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Sonny Liston ishte kundërshtari më i vështirë i Muhammed Ali-së

3 min read

Artan Vërbica
20 janar 2020

Agjencioni Kosova Boxing ka një arkiv të madh rreth librave dhe përmbledhjeve rreth boksit botëror, e këtë ju sjell me një përmbledhje që e posedojmë nga një libër i botuar me 1995 që ne e kemi. E gjithë këtë për nder të ditëlindjes të madhit Ali, i cili ditë më parë me 17 janar e gjithë bota ia festoi. Kosova Boxing posedon pesë libra me vlerë të madhit Muhammed Ali.

Të gjithë mendojnë se Muhammed Ali kundërshtarin më të vështirë e kishte Joe Fraizerin. Por, i ndjeri Ali në librin e tij, biografik të botuar me 1995 kishte dhënë disa detaje që bota nuk e kishte ditur rreth kundërshtarit më të vështirë që ai e kishte pasur.

Sportisti më i mirë i shekullit të kaluar, Ali, tregon se kush ishte kundërshtari më i fortë që e kishte: “Më kanë bërë këtë pyetje shumë herë, por nuk kam dashtur t’ju përgjigjem, ndoshta ka ardhur koha. Me të vërtetë është e vështirë sepse të gjithe kundërshtarët që i kam pasur kanë qenë të fortë. Mendoj se sfida më e madhe e jetës sime ishte ajo në Zairë, “Rumble in the Jungle” kundër George Forman” kishte deklaruar Ali.

“Në termin se cili ishte kundërshtari im më i fortë që kam pasur, mund të them se ishte Sonny Liston. Dueli kundër tij në vitin 1964 ishte shumë-shumë i vështirë. Nuk kam parë talent më të madh se që ishte Liston. Ai çfarë ka bërë kundër meje në ring, nuk e kam parë nga asnjë kundërshtar tjetër. Asnjëri në botë nuk ka gjuajtur direktin si ai. Ka pasur goditje të sakta e të forta me të dy duart, si të majtën si të djathtën. Me cilën të ka goditur ke ndjer dhimbje. Aq i lehtë ka qenë sa që tempon e meçit ka ditur ta mbajë poshtë e lartë sa që nuk ke mundur ta imagjinosh. Dhe këtë ta ka imponuar ai si ka dashur, nga lartë e poshtë dhe anasjelltas” e spjegonte Ali sa ishte gjallë, shkathësit e Listonit.

Ai e kujtonte se sa afër ishte të pësonte nga Liston. “Isha gjysmë i turbulluar nga goditjet që kisha pranuar nga ai, dhe atë e shihja vetëm si një kungull që vinte në drejtimin tim. Unë thjeshtë isha si në një bicikletë që me një shtyerja mund të rrëzohesha. Për fat të mirë, unë pata një instinkt, shpejtësi dhe frikë, për të mos u treguar nga ndjekja e Listonit, derisa sytë e mi filluan të pastrohen, ku më pastaj ishte më e lehtë. Unë mendoj se ai më përdori shumë duke më ndjekur dhe duke i humbur ato tentimet e mëdha, dhe duke humbur fuqinë e grushtave të mëdha. Ai ishte i lodhur dhe unë e dija se kisha rigjetur kontrollin, dhe e dënova duke e nokautuar” thekson Ali.

Gjithë këtë material e ndaj me ju nga pjesa e një libri të Muhammed Ali-së.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.