RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Solis fiton me diskualifikim ndaj Austin

2 min read

American AirLines Arena, Florida, SHBA, 17 Dhjetor 2010 – Kubanezi Odlainer Fonte Solis 17-0 (12 KO) ka fituar duelin eliminator ndaj amerikanit Ray Austin 28-5-4 (18 KO) me diskualifikim në raund të 10-të. Si gjithë herë Solis ka treguar luftë të bukur me një performancë të shkëlqyer duke shfrytëzuar duart e tij të shpejta. Austin asnjë herë nuk shfrytëzoi gjatësinë e tij. Ishte raundi i 10-të kur Solis e mbështeti në litar dhe kërkonte të përfundoj duelin, dhe Austin me disa goditje të papastërta nën brez dhe pas disa vërejtjeve për shtyerje me dy duart, gjyqëtari Tommy Kimmons e ndali luftën duke e diskualifikuar. Dueli ishte i vlefshëm për eliminator të versionit WBC, ku tani Solis fitoi drejtën të boksoj me Vitali Klitschko.

Në parameç të Solis dhe Austin boksoi edhe kampioni botëror i versionit IBF në kategorinë gjysmë të rënd, Tavoris Cloud. Cloud 22-0 (18 KO) boksoi kundër kolumbianit Fulgencio Zuniga 24-5-1 (21 KO) të cilin e mposhti me vendim unanim. Gjyqëtarët e vlerësuan me 117-108, 118-108 dhe 116-109. Boksieri ynë Elvir Muriqi kishte rast të boksoj me Cloud, por boksieri amerikan i iku boksierit tonë, por kjo mund të ndodh në vitin e ardhshëm. Të paktën ne shpresojmë.

Kjo mbrëmje ishte organizuar nga promoteri turk, Ahmet Oner dhe Don King. Ky bashkëpunim pritet të vazhdojë ku shpresojmë një duel mes Muriqit dhe Cloud në të ardhmen.

Artan Vërbica
18 Dhjetor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.