RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Solis dhe Aydin boksojnë në parameç të Besar Nimanit

1 min read

besar nimaniMbrëmja e boksit në Universal Hall në Berlin ku do të sfidon titullin e IBF Inter-Continental boksieri ynë Besar Nimani do të pasurohet edhe me dy super duele me dy yje të boksit botëror. Bëhet fjalë për ish-sfiduesin e titullit botëror në versionin WBC dy vite më parë, kubanezin Odlanier Solis dhe turkun Selcuk Aydin. Kjo ngjarje e cila çdo ditë po bëhet më e madhe po pritet me padurim nga adhuruesit e boksit. Solisit ende nuk i është përcaktuar kundërshtari, ai poashtu do të sfidon titullin IBF Inter-Continental që pas këtij dueli synon të boksoj kundër kampionit në fuqi në versionin IBF – Wladimir Klitschko. Ndërsa Selcuk Aydin do të bokson në një duel tetë raundesh kundër italianit Giuseppe Lauri.
Siç e kemi paralajmëruar më parë meçin kryesor do të ketë boksieri ynë Besar Nimani i cili do të kryqëzoj dorëzat kundër serbit Gogi Knezheviq. Ky duel do të jetë vlefshëm për titullin IBF Inter-Continental. Ngjarja do të emitohet drejtpërdrejt me 22 Mars në televizionin sportiv evropian “Eurosport”.

Artan Vërbica
14 Shkurt 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.