Die. Gus 9th, 2020

Smakiçi nakauton Tamazashvilin në raund të parë

1 min read

Sundsvall, Suedi, 21 prill 2018 – Agron Smakiçi ka vazhduar me performancë të shkëlqyeshme duke shënuar fitoren e 13-të në karrierë në po aq meçe të zhvilluara deri më tani. Smakiçi (13-0, 11 KO) nakautoj gjeorgjianin Giorgi Tamazashvili (5-3-0, 5 KO) në raundin e parë.

Smakiçi e filloi mirë meçin dhe qysh në fillim të meçit e grushtoi fortë Tamazashvilin në pleksus duke e lënë të shtrirë në dysheme.

Smakiçi nuk e kishte në plan këtë meç, mirëpo promoteri i tij Erol Ceylan dëshiroi ta fut në program në parameç të Adrian Granat dhe Otto Wallin që do të kanë meçin kryesor të mbrëmjes.

www.kosovaboxing.org
21 prill 2018

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.