Smakiçi do ta mposhtë Kabajellin
1 min read
Aurora Verbica
12.01.2023
Boksieri jonë Agron Smakiçi do të tregojë vetën me datën 28 janar kundër boksierit gjerman Agit Kabayel. Dy boksierët që i përkasin kategorisë së rëndë do të ndeshen në Bochum të Gjermanisë. Duke ditur cilësitë e Smakiçit ne mendojmë që Smakiçi do ta nakautoj Kabayelin.
Kjo ndeshje pritet të jetë në favor të Smakicit nëse bindshëm rezulton me fitore kundër gjermanit dhe e qon atë në tjetër nivel. Meçi do të jetë i vlefshëm për titullin e kampionit evropian në verzionin më të rëndësishëm EBU. Në rast të fitorës së Smakiçit, ai do të bëhet shqiptari i dytë që fiton titullin EBU pas Luan Krasniqit.
Smakiç nuk është ndeshur prej korrikut të vitit të kaluar kundër Fernando Rodrigos. Ai e përmbylli me fitore pasi nakautoi brazilianin që në raundin e parë. Presim që mbrëmja e 28 janarit të jetë e Smakiçit dhe të përmbyllet me fitoren e tij.
www.kosovaboxing.org