RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Smakiçi dhe Pervizaj triumfojnë në Hamburg

1 min read

Hamburg, Gjermani, 24 mars 2018 – Dy boksierët tanë Agron Smakiçi dhe Albon Pervizaj kanë triunfuar sonte në Hamburg të Gjermanisë me vendim të gjyqëtarëve.

Agron Smakiçi (12-0, 10 KO) përballë pati gjeorgjianin Tornike Puritchiamashvili (11-8-0, 7 KO) të cilin e mposhti vendim
unanim pas gjashtë raundeve. Smakiçi dominoi meçin, ndonëse siç e kishim paralajmëruar Puritchiamashvili u tregu herë pas here i rrëzikshëm. Në raundin e tretë Smakiçi arriti ta gjuaj në dysheme por gjeorgjiani u zgjua dhe vazhdoi duke u mbajtur deri në fund. 

“Dëshira ime ishte të fitoj me ndërprerje, por jam i gëzuar edhe me mënyrën e triumfit. Ai ishte i fortë dhe u mbajt deri në fund” theksoi Smakiçi për Kosova Boxing.

Fitore shënoi edhe Albon Pervizaj (7-0, 5 KO). Pervizaj mposhti afrikanin nga Angola, Andre Bunga (4-11-1, 4 KO) me vendim unanim pas gjashtë raundeve.

www.kosovaboxing.org

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.