RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Smakiçi bokson me Puritchiamashvili këtë të shtunë në Hamburg

2 min read

Boksieri më premtues shqiptarë, Agron Smakiçi (11-0, 10 KO) nuk do të zhvilloj meçin e paraparë në Toronto të Kanadasë siç ishte paraparë. Arsyeja është se kundërshtari i tij Malcom Tann është tërhequr disa ditë më parë dhe organizatori e ka pasur të pamundshme ti gjejë zavendësues adekuat. Për këtë arsye ka reaguar promoteri i Smakiçit, Eroll Ceylan duke arranzhuar një meç për Smakiçin në Hamburg po me të njejtën datë me 24 mars. Smakiçi do të boksoj me gjeogjianin, Tornike Puritchiamashvili (11-7-0, 7 KO) në gjashtë raunde.

Puritchiamashvili renditet i dyti nga 24 boksierët sa ka Gjeorgjia në kategorinë e rënd, ndërsa i 212-ti në botë nga enti për statistika boxrec.com. Ai vetëm një herë ka pësuar me ndërprerje nga shtatë humbjet sa ka pësuar. Puritchiamashvili është boksier mjaft i fortë. Ai të gjitha humbjet i ka pësuar jasht vendit ku shumë prej tyre i kanë marrë me vendime të padrejta. Por, Puritchiamashvili ka ditur të fitoj edhe jashtë si kundër rusit perspektiv Anton Dryshin që ishte (7-0, 7 KO) duke e nakautuar në raundin e parë dhe gjithashtu rusin tjetër Oleksi Zakharov (5-1, 4 KO) me nakaut në raund të dytë, si dhe franqezin Mikael Vieira (14-5-1, 7 KO) duke e dërmuar mbrenda tre raundeve në Limozhë të Francës. Pra, Puritchiamashvili për Smakiçin do të jetë një sfidë e vërtetë dhe do të shohim se si Smakiçi do të dal kundër tij.

Smakiçi përgatitjet për këtë meç i ka zhvilluar në New York duke pasur sparring me shumë yje të mëdha botërore, por për hirë të korrektsisë nuk do ti zbulojmë. Fazën e dytë e kreu në qytetin rezident në Hamburg në klubin e tij ECB Boxing.

“Dëshira ime ishte të boksoj në Toronto, por ja që ndodhi që kundërshtari të tërhiqet dhe jam i lumtur që u bë e mundshme të boksoj në të njejtën datë. Shpresoj që ky meç të më afroj akoma në renditje, nuk më ngutet, ngadalë po i afrohem kreut” theksoi Smakiçi për Kosova Boxing.

Artan Vërbica
23 mars 2018

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.