RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Skender Halili sonte në ring

1 min read

skender haliliSkender Halili (11-1, 11 KO) sonte do të zhvilloj duelin e tij të 13-të në boksin profesionist. Ngjarja do të zhvillohet në WinnaVegas Casino në Lowa të SHBA-ve, ku për kundërshtar do të ketë amerikanin Damien Hill (4-9).

Meçi do të zhvillohet në gjashtë raunde.

Halili ka qenë i sukseshëm këtë vit duke shënuar tre fitore. Të tre përballjet ai i fitoi me ndërprerje. Gjithsesi u shqua fitorja e parë e vitit në muajin shkurt ku mposhti një kundërshtar shumë cilësor, Anthony Young (11-2, 5 KO) me nakaut teknik në raund të pestë. Bilanci i tij u ngritë edhe më shumë ku më pastaj në muajin maj mposhti Jason Thompson (5-11-4, 4 KO) me nakaut në raund të dytë, si dhe fitorja e fundit erdhi në muajin gusht kundër Ben Odamettey (16-14-3, 9 KO) me nakaut teknik në raund të parë.

Halili renditet i 192-ti në botë në mesin e 1712 boksierëve në kategorinë super velter.

Kosova Boxing i uron suksese sonte në meçin e radhës ku shpresojmë në fitoren e 12-të të tij dhe të katërtën e vitit.

Artan Vërbica
11 nëntor 2016

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.