RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Skender Halili në ring me 11 Gusht

1 min read

Boksieri i talentuar Skender Halili do të zhvilloj duelin e radhës me 11 Gusht. Halili 5-0 (5 KO) është duke shëndritur në boksin amerikan, ndërsa është duke u gjurmuar nga shumë promoter të njohur. Për duelin e radhës për Halilin lajmin për Kosova Boxing e bëri traineri i tij Jason Strout. Poashtu ai na tregoi se në një të afërme të shkurtë pritet të debutoj edhe vëllau i Skenderit, Enveri i cili konsiderohet njëri ndër talentet më të mëdhenjë në SHBA. Enveri është i njohur për opinionin kosovar pasi ka boksuar në turneun “NATO Thank You” në Prishtinë me 2010, duke u shpallur boksieri më i mirë i turneut.

“Skenderi është në rrugë të mirë. Ai po shkëlqen dita ditës, ndërsa shumë shpejt do të debutojë edhe Enveri. E kam të vështirë ti gjejë kundërshtar Enverit, pasi ai ka të kalume të shkëlqyeshme në boksin amator” theksoi Strout për Kosovaboxing.org.

Skenderi dhe Enveri prej vitesh jetojnë në Texas të SHBA-ve, por janë shpërngulur tek ekipi Church Street Gym në New York. Për ta është duke u kujdesur traineri Jason Strout.

Artan Vërbica
12 Qershor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.