RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Skender Halili bokson këtë fundjavë kundër Samuel Amoako

1 min read

Shpresa e boksit tonë, Skender Halili do të ngjitet në ring këtë fundjavë me 21 tetor në ngjarjen e madhe që do të zhvillohet në Prudential Center në Newark të SHBA-ve, e ngjarjes së madhe”World Boxing Super Series”.

Halili (14-2-0, 13 KO) përball do të ketë boksierin nga Ghana, Samuel Amoako (23-15-0, 17 KO). Ky meç do të zhvillohet në 6 raunde.

Meçi i Halilit do të jetë parameç i dyluftimit të botës në kategorinë kruzer në kategorinë IBF, ndërmjet rusit Murat Gassiev (24-0, 17 KO) dhe polakut, Krzysztof Wlodarczyk (53-3-1, 37 KO) e Trofeut Ali.

Skender Halili pas këtij meçi parashikon të paraqitet sërish me 18 nëntor në Atlantic City në New Jersey ku përball do të ketë amerikanin, Jeff Lentz (5-1-0, 1 KO), një përballjet në tetë raunde. Po në këtë datë në të njejtën ngjarje në Atlantic City do të paraqitet edhe vëllai i tij më i madh Enveri, për të cilën do të japim më shumë hollësi.

www.kosovaboxing.org
19 tetor 2017

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.