RTK

RTKLive
25 Nëntor, 2020

Si e njoha Terence Crawford-in?

2 min read

Artan Vërbica
13 nëntor 2020


Në vitin 2015 në meçin e shekullit ndërmjet Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao në Las Vegas, përveç gazetarëve të mediumeve të mëdha botërore që ishin prezent, nuk mungonin edhe numri i madh i boksierëve, por kuptohet vetëm i atyre me famë dhe kampionëve ne kategori të ndryshme.

Gjatë asaj eksperience të papërsëritur dhe takim me shumë personalitete të industrisë së boksit, kisha shumë takime dhe biseda të cilit edhe sot i kujtojë me nostalgji.

Deri sa çdo moment dhe takim ishte i rëndësishëm, në një rast e shikoja një djalosh që atë botë ishte një kampion botëror në kategorinë e lehtë. Ishte ai, Terence Crawford! Kishte bilanc absolut prej 26-0! I veshur thjeshtë me një maicë njëngjyrëshe të bardhë. Më la shumë përshtypje modestia e tij. Nuk imponohej. Deri sa të tjerëve iu bënin më shumë bujë yjet tjera botërore të pranishëm, Crawford jo edhe aq i njohur në atëkohë, sepse ende nuk kishte ndonjë popullaritet të lartë siç e ka sot.

Iu afrova dhe iu prezantova. Më pranoi me aq miqësi sikur ta kisha njohur prej vitesh. Biseduam për shumë hollësi me lidhje të boksit, sikur ta kisha shok me vite të tëra. E kuptova menjëherë se bëhej fjalë për një kampion të madh botëror në ardhje, kuptova shumë nga ai. Ndryshe nga shumë tjerë që tregoheshin mjaft mendjemëdhenj, Crawford ishte krejt ndryshe. Aq shumë më la përshtypje takimi i parë sa që edhe në ditët në vijim vazhduam shoqërimin. Plot pesë ditë ishim thuajse gjatë gjithë kohës bashkë dhe sot e asaj dite kemi mbet miq dhe herë pas here i shkruajmë njëri tjetrit.

Edhe pas pesë vitesh ai është i njëjti. Ai arriti të shpallej kampion botëror edhe në dy kategori të ndryshme, të lehtën, super të lehtë dhe tani në velter. Ai nuk ka ndonjë jetë luksi, bën jetën e njëjtë dhe ka të njëjtën grua që e ka dashur që nga fëmijëria dhe me të cilën ka pesë fëmijë, tre djem dhe një vajzë.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.