RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Shuhet nga jeta traineri legjendar Angelo Dundee

2 min read

Sot me 1 Shkurt në Florida, ka ndruar jetë në moshën 90-vjeçare, traineri “Hall of Fame”, Angelo Dundee. Traineri Dundee ka qenë çelësi i suksesit të Muhammed Alisë për 15-vite me radhë duke arritur fitore të papërsëritshme ndaj Goerge Forman, Leon Spinks, Joe Fraizer, etj. Motivatori kryesor i cili për shumë vite i qëndroi besnik në kënd çdo herë Muhammed Ali, ka ushtruar edhe disa boksier tjerë duke qenë i sukseshëm edhe me ato, si Sugar Ray Leonard, Jose Napoles, George Forman, Jimmy Elllis, Carmen Basilo, Luis Rodriguez dhe Willie Pastrano.

I lindur në Filadelfia, në qytetin e boksit, ku ka filluar me zejen e boksit, për të vazhduar në New York dhe më pastaj në Miami për të mësuar strategjinë për boksin. Carmen Basilo ka qenë kampioni i parë botëror për Dundeen. Ai më pastaj punoi edhe me të riun Cassius Clay, ku Dundee u bë i njohur nëpërmjet Alisë. 15-vite pune me Ali dhe sukseset ndaj shumë fitore ndaj boksierve të njohur si Jerry Quary, Oscar Bonavena, Joe Fraizer, Floyd Patterson, George Forman, Ken Norton, dhe më pastaj Leon Spinks. Fama e tij u rrit me 1974 në Zairë në meçin “Rumble of the Jungle” ku strategjia dhe teknika e tij e arriti fitoren ndaj Forman, ku mori mirënjohje të madhe në këtë fitore të Alisë. Pas shumë vitesh, dhe rikthimit të George Forman, ishte Dundee që së bashku Forman fitoi sërish titullin e kampionit botëror ndaj Michael Moorer. 

Angelo Dundee ka arrit që me 15 boksier të bëhet kampion i botës.

Pas punës së trainerit ai ishte edhe këshilltar special  i Oscar De La Hoyes në meçin kundër Manny Pacquiao. Dundee kontriboi shumë edhe në realizimin e filmit Cinderella Man, ku poashtu e mësoi aktorin Rusell Crowe se si të karakterizon James Bradock.

Para se të vdiste kishte theksuar se është i lumtur që ka arritë të feston ditëlindjen e 70-të të Muhammed Alisë.

Njerëzit e mëdhenjë shuhen një ditë, por veprat e tyre mbesin. Dundee do të kujtohet gjithnjë si njëri ndër trainerët më të mirë në histori të boksit.

Artan Vërbica
1 Shkurt 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.