RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Shpetim Shala në ring me 1 nëntor

2 min read

Shpetim Shala 3Boksieri ynë Shpetim Shala do të zhvilloj meçin e radhës me 1 nëntor në Vienë të Austrisë.  Ai do të ketë një duel në tetë raunde, ndërsa kundërshtari pritet që shumë shpejt të emërohet. Shala i cili ka një karrierë të sukseshme në boksin profesionist me bilanc prej 18 fitore (8 KO) dhe një barazim kërkon sfida të reja drejt titujve të mëdhenjë. Ai është kampion aktual i versionit WBF-Intercontinental, titull të cilin e arriti të fitoj vitin e kaluar ndaj çekut Tomasz Adamek me vendim të gjyqëtarëve, dhe duke e mbrojtur një herë ndaj  gjermanit Mounir Toumi me nakaut teknik në raund të dhjetë. Por, pas këtij suksesi në duelin e 19-të erdhi një barazim i papritur ndaj kamerunasit Emmanuel Feuzeu. Me këtë përballje Shala nuk u nda i kënaqur dhe e bëri ftesë për revansh, por nuk mori përgjgije pozitive. “Unë nuk e kisha ditën më të mirë dhe ai nxori nga unë një barazim. I bëra ftesë për revansh, por nuk hasa në përgjigje pozitive” theksoi Shala për Kosova Boxing. 

Shala, shiqon para dhe pret që këto ditë ti caktohet kundërshtari. Ai ka disa muaj që është në përgatitje dhe pret me padurim rikthimin në ring. “Dueli im do të jetë me 1 nëntor. Ekipi im “Jab Club” është duke i analizuar ofertat dhe presim që shumë shpejt të vendosim për kundërshtar” tha Shala.

Shala nga mediumi ynë Kosova Boxing vlerësohet në mesin e 10-të boksierëve më të mirë shqiptar anë e mbanë botës.

Artan Vërbica
15 shtator 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.