RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Shpetim Shala në parameç të Nuri Seferit

1 min read

Boksieri ynë me perspektivë nga Peja, Shpetim Shala do të boksoj në parameç të Nuri Seferit. Lajmin për redaksinë tonë e ka bërë menagjeri i Shalës, Nexhmedin Zeka, i cili deklaroi:”Po kemi marr një ftesë nga vëllezërit Seferi për pjesmarrje dhe e pranuam me shumë dëshirë. Gjej rastin që edhe nepërmjet juve t`i faleminderoj për ftesën dhe rrespektin që kanë treguar për Shpetimin” ishin fjalët e Zekës. Shala gradualisht është duke e ngritur vetën me lufta të një pas njëshme. Ai ka poashtu ndihmën edhe nga promoteri i tij Shpetim Redo i cili e ndihmon mjaft shumë. Pra Zeka dhe Redo kanë për qëllim që Shalës ti mundësojnë sa më shumë duele dhe të përsosët si boksier, e më pastaj do të vijnë edhe rezultatet kulmore. Shpetim Shala deri më tani ka zhvilluar 9 duele profesioniste dhe në të gjitha ka shënuar fitore, ndër to 3 me ndërprerje. Ai këtë vit u paraqit tre herë, dy në Pejë të organizuara nga Federata Profesioniste e Boksit të Kosovës dhe një në Tiranë e organizuar nga Federata Profesioniste e Boksit të Shqipërisë.

Artan Vërbica
28 Tetor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.