RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Shpetim Shala kundër çekut Tomas Adamek për titullin WBF Intercontinental

1 min read

Shpetim ShalaKampioni i dyfishtë i Austrisë, Shpetim Shala do të sfidon titullin e vlefshëm “World Boxing Federation Intercontinental”, me 4 Maj në Austri. Shala përball do të ketë çekun me shumë eksperiencë, Tomas Adamek. Ky meç do të jetë mjaft domethënës dhe i mirë se ardhur për boksierin tonë pasi do ti shërbej një përvojë të madhe dhe do ti sjellë titullin e dytë në karrierë dhe do të sjellë më lartë në ranglista botërore.

Çeku Adamek është i njohur për opinionin shqiptar, pasi ka boksuar me Orial Kolaj vitin e kaluar, ku kishte pësuar humbje me nakaut teknik në raund të gjashtë. Shresojmë që edhe Shala të mposht atë me 4 Maj ku do të fitoj titullin WBF.

Shala gjatë këtyre viteve është duke ecur me hapa të sigurtë, ku deri më tani ka shënuar 15 fitore, në poaq meçe. Karriera e tij ka vetëm rritje ndërsa sukseset e tij po shëndritin çdo ditë. Kundërshtari i Shalës, Tomas Adamek deri më tani ka zhvilluar 27 meçe profesioniste ku ka bilanc prej 19 fitore (7 KO), 7 humbje dhe një barazim.

Kosova Boxing realizoj një bisedë me boksierin tonë i cili ndihej mjaft i kënaqur që po i ipet një mundësi e tillë. “Jam i gëzuar që kam marrë këtë mundësi për këtë titull. Do të jap maksimumin për të fituar” theksoi Shala për Kosova Boxing.

Artan Vërbica
26 Mars 2013

 

 

1 thought on “Shpetim Shala kundër çekut Tomas Adamek për titullin WBF Intercontinental

  1. Sukses Shpetim vetem ushtro se me ushtrime behesh kampion…..
    Pershendetj sportive M. Gjocaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.