RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Shpetim Shala i gatshëm për duelin e 2 Majit

1 min read

Shpetim Shala ka përfunduar përgaditjet e sparringut dhe tani i qetë është duke pritur duelin që e pret me 2 Maj në Tiranë. Shala për sparring partner ka pasur ish-boksierin e Kastriotit të Ferizajit, Besnik Vranovci. Shala do të vendoset në Tiranë me 30 Prill dhe e pret duelin me Jalusic me padurim. “Pres të paraqitem sa më mirë para publikut në Shqipëri. Jam i përgaditur dhe adhuruesit nuk do ti zhgënjej” deklaroi Shala për Kosovaboxing.org. “Faleminderoj dy menagjerët e mi, Shpetim Redon dhe Nexhmedin Zekën që më mundësuan të boksoj në Tiranë” theksoi Shala.

Shpetim Shala muajin e kaluar zhvilloi një meç në vendlindje në Pejë ku mposhti hungarezin, Michal Tomko me KO 3.

Dueli Shpetim Shala dhe Josip Jalusic do të jetë parameç i duelit Kreshnik Qato dhe Esteban Waldemar Ponce. Duelet do të transmetohet drejtpërdrejt në TV ORA NEWS nga ora 20:00.  TV ORA NEWS shiqohet edhe në platformën Digitalb për disporë dhe për Kosovë në IPKO dhe Kujtesa.

Artan Vërbica
27 Maj 2010

1 thought on “Shpetim Shala i gatshëm për duelin e 2 Majit

  1. sipas fjaleve te qytetareve ferizajas dhe sipas mendimit tim besnik vranovci eshte njeri nder bokseret me te mir te evropes ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.