RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Short i lehtë për shqiptarët në kampionat botëror

1 min read

Baku, Azerbejxhan, 26 Shtator 2011 – Sot është hedhur shorti për xhiron e parë ku boksierët shqiptar kanë pasur fat që në fillim. I pari që do të boksoj do të jetë Kristian Demaj i cili sonte do të ndeshet me australianin Samm Blyth. Ndërsa pasnesër me 28 Shtator, Xhulio Vrenozi do të boksoj me kamerunasin Smaili Babou dhe poashtu Fatlum Zhuta me grekun Ilias Sevidis. Asmer Bilalli do të boksoj me 29 Shtator, kundër bjellorusit Nuridzinau Muhamed. Pra këto janë përballjet dhe më të rejat nga Azerbejxhani.

Kosovaboxing.org
26 Shtator 2011

14 thoughts on “Short i lehtë për shqiptarët në kampionat botëror

  1. Flm prej jush qe informoni publikun shqiptar me lajmet ma te fundi nga Boksi.por ju lutem informoni me ma shum saktesi lexuesit e kosovaboxing.org sepse per nje shtet te vogel si shqiperi qe e ka pas te izolum boksin per shum shum vite e qe asht rihap vetem ne 1990 perseri nuk ka si me pas asnje lloj “shorti te leht“ sic e theksoni ju. Sepse Vernozi pasi te kaloj turin e pare e pret Kampioni i Mongolis pra Mongolia qe ka nxjerr shum medalista si ne kampionat boteror ashtu edhe ne olimpiada pra si mund te jet short i leht ky…?Bilali ka ne neshje te para kundershtarin nga Bjellorusi i cili asht nenkampion i Europes per vitin 2011 dhe pjesemarres ne Olimpiaden 2008 ne Pekin.kurse me Australin nuk ma dukt aspak neshje e leht…ku ne turin tjeter me pret Hungarezi i cili ka marr medalje bronxi ne kampionatin europian ne 2010. sikur te kaloj edhe turin e dyte me hungarezin kam perball kampionin e europes per vitin 2011 Boksierin nga Azerbaijani.Pra ksaj nuk i tham un short i leht per asnjenin nga ne te 3 sepse po fitume naj neshje me cfardo shteti e fitojm me zemer e me shpirt ner dham, ksaj nuk i thot askush short i lehte pervec juve.

  2. E kam pas fjalën për xhiron e parë, dhe normal ky është kampionat botëror. Nuk mund të shpallet askush kampion bote me lufta të vogla. Une e dij qe tash te pret lufta me Hungarezin qe ka qene fitues i medaljes se bronzt ne Moske dhe e ki veshtire, mirepo nese nuk jeni ne gjendje me kalu me tej, mbeteni aty, por prape eshte nje sukses sepse te fitohet nje nga Australia nuk eshte pak, por nuk kemi kohe per vetkenaqje.

    Boksi ka qene ne izolim ne Shqiperi, por kjo nuk do te thote qe ju te anokheni per kete gje, shume nga ju e bejne shume here, jane 20 vite de duhet me shkelqy. Kosova ka shkelqy per 15 vite nga 1975 deri 1990 dhe me cfare kemi qene nen poshtnim, por ia kemi dal. Tani Kosova eshte prape pa dal ne Evrope por boksin e mban gjalle ashtu siq eshte me organizime me shume ne Shqiperi. Pune pune sa me shume, e jo fjale. Ne Shqiperi ka me shume talent tash per tash, por duhet reforma, e jo te udhehiqet federata nga komunistet.

    Artani

  3. Njeriu duhet te flas me gojen e vet e jo te dikujt tjeter.Te jesh gramafoni i dikujt tjeter nuk ke vlera, as gramafoni e as ai qe mshehet mbrapa ti.Kalosh mir.

  4. Duket qe djali gazetar e paska nje talent, por me keqardhje them qe vetem nga boksi nuk e paska haberin. Si mund te flas per komunizem nje Antishqiptar i betuar dhe perbetuar ne gojet e thashethemexhijve, gojeve te ligave dhe njerezve qe skane lidhjen me sportin…kjo eshte e keqja gazetaret matrapaz, sahanlepires, behen dhe vleresues, e sikur mos te mjaftonte flasin edhe per komunizem. Zoti gazetaruc a ke marre ndonjehere pjese ne kampionat boteror?! ( jo se besoj, ishalla ke pasur shansin ta shohesh nga tv nese ke nje te tille), se po te kishe pasur pak njohuri, ti si shqiptar kosove do te ishe fillimisht mirenjohes qe shqiperia jote te pakten po larteson edhe emrin e boksit kosovar qe ende jeton me lavdine e 70! Z. Gazetaruc se e meriton kete elozhe, po te kishe qofte edhe nje info nga boksi, ti duhet te ishe i pari qe do flisje, pasi nje ekip i vogel me tre “kristianer” po lartesohen emrin e vendit dhe flamurin tend, ate per te cilen me siper ti se permendje ne komunizem. Nje gje eshte e vertete shqiperia ka shume talente dhe shume goje te liga, dhe ndryshimi eshte qe talentet jane te vendosura ne rradhet e kombetares dhe gojet e liga jane aleatet e tu!. Gjithsesi, me miresjelljen me te madhe prej kolegu, a mund te mi tregosh dhe mua se ku ndodhen keta komunistet; jane drejtuesit e federates, jane trajneret e kombetares, apo jane gazetaret antishqiptare? pres qe ti si gazetar dhe ekspert i “fushes” te na japesh drejtim.
    Specialisti i Marredhenieve me jashte
    Fshbo

  5. Pershendetje …

    Se pari zoteri, ju duheni te indentifikoheni. Si e ke emrin e mbiemrin, ti me njef mua, por une ty jo. Zotri, une jam rrite me boks eshte e vertet, por ti a e kupton fjalen matrapaz. Asnjeri nga ju ne federate te boksit shqiptar nuk e njihni boksin sepse nuk jeni marr asnje here me te (me kryesi, me trainer, me drejtues, etj), vetem Ahmet Golemi qe eshte i vjeter dhe eshte ekspert i boksit, ka qene boksier, komentator dhe ka percjell boksin boteror me mjete te veta. Ndersa ju, se di a keni mujt ndonjehere me i vesh dorezat e boksit ndonjehere. Une jam aj qe e pasqyroj boksin shqiptar, kudo, Shqiperi, Kosove, Maqedoni, e Diaspore dhe jam krenar qe shkrruaj per realitetin e boksit tone. Nuk kam kunder kombetares se Shqiperise asgje, sepse edhe pse jam i lindur ne Kosove, jam shqiptar dhe krenohem me ate qe jam. Por 20-vite asnje suksese nuk do koment. Edhe Mongolia e Vellsi skan pas boks kurr, por me nje organizim te mirefillt kane arritur medalje olimpike ne Pekin 2008, ndersa Vellsi dy te arta ne Evropianin e fundit. E keni Jetmir Kucin boksieri i vetem dhe i pa përseritshem deri sot qe e keni eliminuar duke harruar ate qe ka bo per boksin tone. Zr. Zef Gjoni me perforcime nga Italia (Sylejman Dashi), Denis Zllaticanin (Mal i Zi) e tash do ta sjell edhe Xhek Paskalin (Gjermani) per ta hargjuar buxhetin e federates sone per ta mbrojtur poziten e selektorit.

    Ti zotri qe nuk prezentohesh, dhe qe e quan veten expert, si ka mundesi qe selektori i Shqiperise te mos kete mandat, por ai qe fiton kampionatin mbetet selektor. A eshte ky komunizem dhe tregom a ka kete kriter dhe ndhe ne ndonje shtet tjeter. Edhe sa vite duhet me qene selektor Zef Gjoni. Po ja bejme keshtu : “Selektor te perjtshem sikur Enveri”.

    Edhe nje gje, vitin e kaluar ishte kampionati boteror per te rinje ne Baku ne Azerbejxhan. Atje ishte Xhulio Vrenozi, Bekim Vjerdha dhe Emilaiano Cekini. Te tre deshtuan, nejse, por kete vit ishte kampionati evropian per te rinj ne Dablin te Irlandes. Tirana doli kampion me gjashte boksier… Pse nuk u dergua asnje nga Tirana ne kete kompeticoni (a e kupton fjalen kompeticon). Boksieret e rinje nga Tirana deshen edhe me mjete te tyre te perfaqesohen atje ndersa federata nuk i lejoi duke mos i perkrahur. Kush i ka fajet me trego ? A mos po frigohet Zefi qe Sead Bushati po ja ze vendin…

    Si ka mundesi qe ne kampionatin evropian qe u mbajt ne Ankara te Turqise te udhetoj nipi i Zef Xhonit, Jozefi dhe djali i Skender Kurtit. Cka eshte kjo, a nuk eshte komunizem apo shoqeri, trashigim familjar?

  6. Sa shpejt merr turr edhe ti mor Artan.Ta theksova ma nelt se je profesionist si gazetar. Por vetem si i till ama. Sa shpejt merrni zjerm o zot. Me 1 kup e nji kampionat 18 vjecaresh mort zjerm e ju doli zani. Qite kryt mor burr e mos u mshe mas gazetaris por xen pozicionin qe mbron per kaq shum koh. Zoterija me siper ta ka tregu se kush asht. Zoterija me lart perfaqeson institucion e ta ka shkru te zezen mbi te bardh.Ti ne Shqipni a vjen me ba gazetarin apo vjen me ba naj gja tjeter. Nuk e kuptoj pozicionimin tand ne kete menyr e me tan kete energji? Si puna jote ka pas kundershtar boll klubi Vllaznia qe ti aq shum e urren por ketu asht prep e kundershtaret jo.

  7. Me vjen keq per keto polemika, por jane te mira dhe me te vertet duhet kuptuar per te mire, dhe duhet kuptuar realiteti.
    Nje gje mund te them se po qe se nje selektor nuk ka rezultat atehere me te kthyer nga ai kampionat duhet qe te ftoj nje konferec per shtyp ne aeroportin e ati vendi qe te mos shkoj me larg dhe te kerkoj dorheqje, ajo eshte gjeja me e mire per sportin dhe ardhmerin e ati sporti, duhet dhe ne te behemi si te gjithe, jo suksese dhe duhet shkuar vjen tjetri.
    Kuptohet dhe dihen rezultatet e Zefit nuk mund ti mohoj askush vetem se ndoshta dhe i ka ardhur koha qe te leshoj vendin dikujt tjeter, dhe te ecet perpara me boksin shqipetar, ne shqiperi ka boksier te mire trima dhe luftetar dhe duhet qe te gjitheve te ju ipet rasti dhe mundesia qe te boksojn ata qe e meritojn.

  8. Jozef…pytja eshte pse nuk i qoi kte vit 18 vjecaret federata ne kampionatin evropina…po i qoi vjet..apo vjet ishte zefi edhe kte vit sead bushati……..artan…xhek paskali sikur osht me pashaport gjermane nuk i lejohet me bo ne Shqiperi…po kjo ska shum rendesi porfercimet nuk bojn me pune, per Shkodren kte vit i erdhi fundi…

  9. Alban kjo pyetje mundet me ju drejtu federates e para edhe e dyta jo nga nje sportist.

  10. Me vjen jashtzakonisht keq nga gjith komentet e mesiperme.Ju lutem boksdashes nuk po flasim per politik por per sport. Ne sport duhet te mbizotroj merita dhe jo interesat e njerit apo tjetrit. Per sa i perket mos marrjes pjese te ekipit shqiptar ne kampionatin europian te moshave 18 vjecare eshte nje turp per federaten shqiptare te boksit. Ekipi shqiptar i boksit ka 20 vjet dhe nuk ka marre nje medalje ne kampionat boteror apo europian apo asnjehere pjesmarrse ne olimpjade. Eshte per te ardhur keq per kete dhe i bej apel drejtuesve qe te merren me shume me brezin e ri se ata mund te na nderojne nje dit. Me me vlere tani per tani do ishte nje pjesmarrje e ekipit te 18 vjecarve ne europian sesa pjesmarrja e ekipit te te rriturve ne boteror.

  11. ja hangsha zemren Zef Gjonit edhe atyne djelmoshave qe e turpnune Tiranen edhe kete kampionat,boksierat e Tiranes kyt rradhe nuk mujten me i marue ndeshjet as me 3 raunde se u shpartalluen prej Krtistian Demes, Nelson Hyses e qershia mbi torte me Asmer Bilalin qe e shpartalloi ate gangsterrin qe erdhi prej Rusiet me fitue(megjithse ky e maroi ndeshjen,smund tja hjekim meriten) po hangri dajak si ne ndeshje edhe jashte ndeshjes.Je i madh Zef Gjoni e ka provue koha se nder 20 vjet ke fitue 17 here me rrival si Garda e Republikes e jo me keto qumshtoret e Tiranes.Ekipi Vllaznise ne boks meriton vleresimin “Krenaria Qytetit”.Brravo Zef Gjonit dhe stafit te tije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.