RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Short i vështirë për boksierët tanë në kampionatin evropian

3 min read

Ankara, Turqi, 16 Qershor 2011 – Në Ankara të Turqisë është hedhur shorti për xhiron e parë të garave, ku për boksierët tanë ka dal të jetë mjaft i vështirë. I pari që ka mësuar kundërshtarin e tij, ka qenë boksieri ynë në peshën deri 64 kg, Xhulio Vrenozi. Ai pasnesër do të përballet me franqezin Chabane Feim. Vrenozi fitues i turneve ndërkombëtare të fundit “Memoriali Vllaznia 2011” dhe “Gongu i Artë 2011” në Shkup, do të ketë punë të vështirë në këtë përballje, mirëpo në bazë të rezultateve të treguara këtë vit dhe fitoret ndaj disa boksierve kulmor si monglit Mukh, kazakistanasit Sharibar dhe fitorja ndaj rusit Stojko Higajev, e bëjnë të presim një rezultat pozitiv në këtë meç dhe nuk do të ishte befasi nëse Vrenozi fiton, që ne besojmë në fitoren e tij.

Punë të vështirë e pret edhe të talentuarin Asmer Bilallin, i cili do ndeshet me nënkampionin e Rusisë Islam Edisultanov. Rusia ka udhëtuar me ekipin e dytë në kampionatin evropian, pasi që ekipin e parë e kanë ruajtur për kampionatin botëror që fillon në muajin Shtator në Baku të Azerbejxhanit. Por prapë Rusia ka kualitetet si superfuqi në boks që Bilalli do ta ketë mjaft të vështirë, por shpresa mbetet gjithëmonë të mendojmë pozitivisht për një rezultat të mundshëm të mirë për te.

Fituesi i shumë turneve në Kosovë, Alban Bermeta do të ketë edhe ky punë të vështirë, ku do të takohet me armenin Arthur Khachatryan i cili vitin e kaluar në Moskë të Rusisë doli i treti në kampionatin evropian deri 81 kg, por këtë vit ai ka zbritur në kategorinë deri 75 kg. Ky meç do të jetë mjaft i vështirë për Bermetën pasi armeni ka më shumë përvoj në garat ndërkombëtare, ndërsa Bermeta është hera e parë që merr pjesë në kampionatin evropian.

Reprezentuesi i Maqedonisë, Fatlum Zhuta që disa herë ka përfaqësuar Kosovën dhe poashtu ka boksuar në Shqipëri për të madhështuar turnet shqiptare, ka pasur fatin më të lehtë. Ai neser do të boksoj me izraelitin Artem Masily. Zhuta këtë pengesë pritet ta kaloj pa ndonjë problem, pasi Masily do të jetë kafshatë e lehtë për struganin. E themi këtë sepse Zhuta ka Knock-Out-ar këtë vit në Shkodër në turneun “Memoriali Vllaznia 2011” Bojan Pesic nga Mali i Zi, ndërsa Pesic vitin e kaluar në Moskë fitoi ndaj Artem Masily 8-0.

Boksieri që pritet më së shumti në kampionat evropian nga përvoja e këtyre viteve do të jetë Kristian Demaj, për të cilin do të jetë kampionati i dytë evropian. Demaj vitin e kaluar në Moskë të Rusisë ka kaluar pengesën e parë, por ka humbur në xhiro të dytë. Demaj nuk ka mundur me keq të ketë shortin, pasi do të boksoj me nënkampionin evropian, bullgarin Tarvel Pulev. Demaj është takuar vitin e kaluar me Pulev në finale të turneut ndërkombëtar “Dorëza e Artë” në Beograd ku ka humbur me rezultat të ngushtë 4 me 1, por që Demaj nuk ishte i favorizaur nga gjyqëtarët. Tani është rasti i volitshëm që Demaj ti hakmerret dhe aq më mirë në kompeticionin e madh evropian. Nëse Demaj kalon Pulevin atëhere e pret edhe një detyrë e vështirë ku do të boksoj me ukrainasin e prapë të favorizuar.

Kosova Boxing lajmi më i shpejtë për gjithë dashamirët e boksit shqiptar.

Artan Vërbica
17 Qershor 2011

1 thought on “Short i vështirë për boksierët tanë në kampionatin evropian

  1. suksese boksera ishala zoti ju nimon vjen mir qe jeni pjesmars ne kampionat evropian ju utoj sukses ishala me naj medal ju pershndes nga prizreni mahmut gorda presim ni lajm mir prej juve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.