RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Shkodran Veseli kundër Emil Zoraj këtë fundjavë

2 min read

Shkodran Veseli vs, Emil ZorajKikbokseri ynë gjakovar Shkodran Veseli i cili dal nga dalë është duke u shëndruar në kikboksierët më të mirë në botë, do të paraqitet këtë fundjavë me 21 shtator në Vienë të Austrisë. Veseli do të ketë përballë kikboksierin e njohur kroatë Emil Zoraj.

Veseli këtë vit është paraqitur plot katër herë duke fituar të gjitha përballjet. Ndër duelet që ai u paraqitë këtë vit, ishin në meçin Tajlanda dhe Evropa kundër Alexander Sokotic të cilin e mposhti pas tre raundeve me vendim të gjyqëtarëve, Më pastaj fitoi titullin e kampionit evropian në stilin Muay-Thai në kategorinë deri 75 kg, ku mposhti franqezin Hakim Boulmane pas pesë raundeve me vendim unanim të gjyqëtarëve.

Veseli deri më tani ka zhvilluar 63 meçe duke fituar shënuar 50 fitore (41 me KO), dhe ka 13 humbje. Të shtunën ai do të ketë sprovën më të vështirë ku përball do të ketë kroatin Emil Zoraj, një kikboksier me shumë përvojë i cili pas legjendës së kikboksit kroat Mirko Filipoviq – Cro Cop, konsiderohet kikboksieri më i mirë kroat i të gjitha kohërave. Zoraj është kampion botëror në versionin WKA dhe kampion interkontinental në versionin WBC OPBU. Zoraj poashtu gjatë karrierës së tij, ka dyluftuar me shumë kikboksier me namë botërore, si Tyron Spong të cilin është mposhtur në vitin 2007 me ndërprerje në raundin e katërt.

Dueli Veseli dhe Zoraj do të zhvillohet në kategorinë deri 78 kg dhe do të jetë mjaft i rëndësishëm për karrierën e mëtejshme të kikboksiert tonë.

Artan Vërbica
19 shtator 2013

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.