RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Shkodran Veseli kundër Darryl Sichtman për titullin WKU-Europe

1 min read

Në Stuttgart: Gëzim Selmani kundër Efe Sipahi

Shkodran Veseli 1Kikboksieri më i mirë i vitit 2014 i zgjedhur nga agjencioni ynë Kosova Boxing, Shkodran Veseli, do të ketë meçin e parë këtë vit, ku këtë fundjavë me 21 shkurt në Baden të Zvicrës, do të ketë sfidën me holandezin me origjinë nga Syrinami, Darryl Sichtman. Dueli Veseli dhe Sichtman do të jetë për titullin WKU-Europe, deri në 76 kg.

Sichtman ka eksperiencë të madhe në kikboks dhe ka fituar disa tituj të mëdhenj si, World Champion “W5” dhe World Tournament Chapion “TATNEFT CUP”. Përndryshe Sichtman ka për trajner, ish-kikboksierin e famshëm Remy Bonjasky.

Gezim KabashiPo, me këtë datë, me 21 shkurt në ring do të paraqitet edhe kikboksier Gëzim Selmani, i cili përball do të ketë turkun Efe Sipahi. Ky meç do të zhvillohet në Stuttgart të Gjermanisë dhe do të jetë në tre raunde me rregulla të K-1. Selmani ka 22 meçe në kikboksin profesionist me bilanc prej 19 fitore dhe tre humbje. Ndërsa kundërshtari i tij Sipahi ka 11 meçe profesioniste me bilanc prej 8 fitore dhe tre humbje. Selmani ka qenë nxënës i legjendës tonë të kikboksit Mirdi Limani. Por, tani është shpërngulur për të jetuar në Mynih dhe i është bashkuar ekipit “Steko Fight Night”.

20 shkurt 2015
www.kosovaboxing.org

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.