RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Shkodran Veseli i gatshëm për grekun Dimitris Chiotis

3 min read

Shkodran “Albanian Warrior” Veseli do të ngjitet në ring me 21 tetor në Linz të Austrisë. Ai rikthehet pas një viti në garën e FFC-së, “Final Fight Championship”, njërën ndër organizatat më të forta të kikboksit në botë. Veseli humbi meçin e fundit në FFC nga holandezi, Eyevan Danenberg. Humbja ishte e padrejtë, sepse meçi ishte shumë i përafërt. Veseli në organizimet e FFC-së ka zhvilluar 5 meçe dhe ka bilanc prej 4 fitoresh dhe një humbje. Kundërshtari i Veselit do të jetë greku, Dimitris Chiotis, një kikboksier shumë i fortë i cili ka bilanc prej 44 fitoresh dhe 4 humbjesh në karrierë.

“Meçi im i fundit në FFC vitin e kaluar kundër holandezit Eyevan Danenberg ka qenë i parregullt. Nuk themë që e kam fituar por ishim të barabartë, sepse ai fitoi raundin e parë, unë e qita në nokdovn në raund të dytë, ndërsa të tretin e fitoi ai, pra ishim 27-27 me raunde dhe duhej të ipej një raund ekstra, por gjyqëtarët ishin kundër meje. Kjo ka kaluar tani dhe unë shikoj para dhe jam shumë i lumtur që po paraqitem sërish në FFC në njërën ndër kompanitë më të mëdha në botë e aq më shumë kur meçi im do të jetë kryesori i FFC-30” theksoi Shkodran Veseli për Kosova Boxing. 

Veseli nuk e filloi shumë mirë vitin 2017. Ai që në meçin e parë të vitit humbi nga portugezi, Diego Calado.

“E fillova vitin me humbje dhe isha i dëshpëruar. Në fillim të vitit kam qëndruar pesë javë për përgatitje në Tajlandë. Deri sa meçin e parë e zhvillova në shkurt, atë e humba me pikë nga njëri ndër kikboksierët më të mirë në botë, Diogo Calado. U riktheva fuqishëm në muajin maj duke fituar titullin e katërt botëror në karrierë, duke mposhtur gjeorgjianin, Levan Guruli me vendim unanim” theksoi Veseli.

Kundërshtari i Veselit, Dimitris Chiotis është paraqitur për herë të parë në eventin e 22-të të FFC-së të zhvilluar në Athinë të Greqisë, ku atë botë Chiotis nakautoi kroatin Jasmin Bajroviq. Ai poashtu në dyluftimet e tij ka fituar tituj të vlerësuar kundër kundërshtarëve të denjë, siç ishte vitin e kaluar kur mposhti Jagub Smiliekski duke fituar brezin botëror “WKN-International”.

“Dimitris Chiotis është kikboksier i fortë. Rezultati i tij tregon çartë se për çfarë kundërshtari bëhet fjalë. Unë kam kohë që jam duke u përgatitur dhe besoj do të jam i gatshëm për javën e ardhshme. Unë kam strategjinë time dhe nuk dua ta shpalosë, por kam përparsitë dhe strategjinë time dhe këtë do t`a përdori” theksoi Veseli. 

Se sa stërvitet Veseli tregon fakti i tij dhe përgatitjet që është duke i bërë. Edhe pse jeton në Vienë, Veseli para meçeve të mëdha stërvitjet i zhvendos në Aarau, ndërsa atë të forcës fizike dhe kondicionit në David Gym në Cyrih. Veseli kaloi katër ditë edhe në Split për sparring dhe fundjavën nuk pushon duke stërvitur dhe atë me kikboksierin e njohur, Muharrem Hasani.

“Stërvitjet e mija janë intenzive dhe unë do të jam gati dhe do të bëjë më të mirën me 21 tetor” përfundoi Veseli për Kosova Boxing. 

Kosova Boxing që nga fillimi i karrierës së tij e kemi mbështetur. Kur asnjëri nuk besoi në aftësit e tij, ne i besum, sepse ishte një djalë i motivuar, i sinqertë, dhe i uritur për suksesë. Dhe këtë e arriti me shumë punë dhe mund. Kjo na gëzon edhe neve për suksesin e arritur dhe besojmë akoma në te, sepse ai ka për ti dhënë edhe më shumë këtij sporti fisnik.

Artan Vërbica
13 tetor 2017

 

 


                            
                        
	                    

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.