RTK

RTKLive
19 Mars, 2024

Shkodran Veseli dylufton këtë fundjavë kundër Perviz Abdullayev

1 min read

Kikbokiseri aktual më i mirë shqiptarë, Shkodran Veseli ka udhëtuar sot drejt Stambollit me trajnerin e tij, Muharrem Hasanin, dikur yllin e kikboksit tonë, në duelin e fortë që i pret këtë fundjavë. Veseli këtë të shtunë me 13 prill do të ballafaqohet me yllin botëror, të pamposhturin, Perviz Abdullayev.

Meçi Veseli dhe Abdullayev nuk do të jetë për ndonjë titull, por do të jetë i rëndësisë për klasifikim më të lartë.

Gjashtë herë kampioni i botës Abdullayev i cili është edhe pjesëmarrës i Glory-t, e pret një luftë e fortë kundër kikboksierit tonë Veseli i cili poashtu deri më tani është shpallur katër herë kampion i botës, dy herë i Evropës dhe pesë herë i Austrisë. Pra dueli i tyre të shtunën do të jetë spektakël i vërtetë ku shpresojm që Veseli do të dal fitues. 

“Shkodrani është në formë shumë të mirë. Edhe pse Abdullayev është i pamposhtur besoj që Shkodrani do ta mposht me nokaut” theksoi ish-kampioni i botës Muharrem Hasani, tani trajneri i Shkodran Veselit, për Kosova Boxing.

Kosova Boxing është mediumi i parë që nga viti 2010 që ka mbështetur kikboksierin tonë. Duke parë talentin e tij ne kemi besuar në rezultatet që do ti pasoj, prandaj jemi shumë krenar dhe fatlum që kemi pasur fatin të paraqesim rezultatet e tija të cilat na kanë bërë shumë krenar.

www.kosovaboxing.org 
11 prill 2019 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.