RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Sherifi, Seferi dhe Rrustemi paraqiten në ngjarjen e përbashkët në Buchs të Zvicrës

2 min read

Sevdail SherifiTre boksierët tanë Sevdail Sherifi, Sefer Seferi dhe Erzen Rrustemi do të paraqitën këtë të shtunë në Buchs të Zvicrës.

Sevdail Sherifi i cili do të ketë meçin kryesor do të ballafaqohet me kroatin nga Bosnje e Hercegovina, Petar Mrvalj. Sherifi pas ekspeditës në SHBA do të kërkoj fitore në Zvicër duke dashur që sërish më pastaj të kërkoj sfida të reja në SHBA. Ai ka bilanc prej 9 fitore (8 KO), tre humbje dhe tre barazime. Ndërsa kundërshtari i tij Mrvalj ka katër meçe të zhvilluara me bilanc prej 3 fitore (1 KO) dhe një humbje. 
Seferi do të rikthehet pas një vit e gjysmë pushimi. Ai përball do të ketë kroatin Josip Jalusic. Seferi pati mposhtur Jalusicin në vitin me 2011, ndërsa kundër
kroatit kërkon vetëm një fitore para duelit që do ta ketë në Bern me 25 maj.
Sefer SeferiSeferi ka bilanc prej 16-0 (14 KO), ndërsa kroati Jalusic 10-33-1 (7 KO).

Në mbrëmjen e shqiptarëve do të jetë edhe Erzen Rrustemi i cili përball do të ketë boshnjakun Asmir Imamoviq. Rrustemi 5-0 (5 KO) do të kërkon fitoren e gjashtë në karrierë. Ndërsa Imamoviq i cili ka vetëm një meç profesionist dhe atë fitore, do të kërkon sigurisht fitoren e dytë në karrierë, gjë që ky meç do të jetë mjaft interesant.

Agjencioni Kosova Boxing ju dëshiron përfaqësim sa më të mirë të gjithë boksierëve tanë.


Kosovaboxing.org 

24 prill 2014

Erzen Rrustemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.