RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Sherifi humb meçin i gladiatorëve, por fiton miliona adhurues në gjithë botën

3 min read

Foto: Kosova Boxing

Shkruan: Artan Verbica

IMG_3629Baltiska Halle, Malmo, Suedi, 18 mars 2017 – Dueli i Malmos i zhvilluar këtë fundjavë ndërmjet boksierit tonë Arijan Sherifit dhe suedezit, Sven Fornling, nuk mund të quhet ndryshe, vetëm se “Meçi i Gladiatorëve”. 

Ky meç është njëri ndër meçet më të mira të zhvilluara në vitet e fundit nga boksierët tanë. Sherifi me paraqitjen e tij hyri në analet e historisë së boksit tonë. Ndonëse pësoi humbje, rezultati ishte në planin e dytë. Ai magjepsi Suedinë dhe gjithë Evropën duke folur vetëm për te nga ngjarja e së shtunës. Por, duhet pranuar se edhe Sven Fornling, kundërshtari i Sherifit, nga fillimi e deri në fund luftoi. Kjo bëri që ky meç të jetë madhështor, sepse të dytë luftuan duke e dëshiruar fitoren. Por, nga ajo që u tregua, rezultati mbeti në rend të dytë. 

Që në raundin e parë Sherifi shkëlqeu duke fituar raundin. Raundet dy tre dhe katër ishin të ngushta, ku Sherifi kishte pjesën e parë të raundeve, por që Fornling kundër përgjigjej sidomos në 30 sekondat e fundit. Kjo bëri që ai tē humb këto raunde. Në raundin e pestë rikthehet Sherifi duke i treguar se këtu lufta sapo ka filluar, duke shfrytëzuat kroshen e majtë dhe duke goditur mjaft bukur me të djathtën e tij. Raundi i gjashtë shumë i barazpeshuar, të dytë shkyhen në arkada, Sherifi e gjakos Fornlingun mbi vetull, ndërsa Fornling Sherifin nën sy. Skenar i njejtë i zhvillua edhe në raundin e shtatë, luftë e përafërt e fortë dhe sfiduese në çdo çast. Sipas numërimit tim, Fornling udhēhiqte me njē raund më shumë tē fituar. Në raundin e tetë Sherifi barazpeshon gjithçka, pati më shumē goditje dhe fitoi raundin. Atëhere kur më shumti u deshtë Sherifi e humbi meçin sipas mendimit tim në raundin e nëntë. Ai ishte nën presion ku i kërkuan ta nakautoj dhe kjo bëri që në dy raundet e fundit Sherifi të boksoj pa kontrollë, ku në raundin e nëntë boksoi plotësisht pa mbrojte duke pranuar mjaft goditje vetëm e vetëm për të ardhur deri te nakauti, por qē nuk arriti. Raundi i dhjetë ishte i fortë sfidues, Sherifi kuptoi për rezultatin që do të ishte në disfavor të tij, u mundua por nuk ia arriti. Sipas numërimit tim, duhet të jemi real Sven Fornling e fitoi meçin pë dy raunde më shumë, me rezultatë 97-95. 

Ajo që ishte katastrofale ishte ishte gjykimi i dobët ku gjyqëtarët e IBF-it sē bashku me ata suedez ishin të një anshëm duke e vlerësuar me fitore të thellë, dy 98-92 dhe njëri 99-91, skandaloze, që ishte jo reale. Nuk themi që Sherifi e fitoi meçin, por ai humbi shumë ngushtë. 

Si do që tē jetë paraqitja e Sherifit kundër Fornling më bëri krenar mua edhe gjithë shqiptarët. 

Sherifi u largua nga palestra Baltiska e Malmos kryelartë, kjo ka rëndësi. Ai dëshmoi gjithçka, guxim, forcë, luftë, paraqitje dinjitoze dhe krenari. Kjo humbje nuk e zbehë imazhin e tij, asesi, por vetēm e ngritë nē pedistialin më tē madh të tij duke qenë njēri ndër boksierët më të mirë shqiptarë. Ai këtë e dëshmoi. 

www.kosovaboxing.org
20 mars 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.