RTK

RTKLive
26 Janar, 2022

Sherifi dhe Kuçi boksojnë me 19 Qershor në Buchs të Zvicrës

1 min read

Me datën 19 Qershor në diskotekën Bolero në Buchs të Zvicrës do të boksojnë dy boksierët tanë Jetmir Kuçi dhe Sevdail Sherifi. Kuçi për kundërshtar do të ketë kroatin Zoran Cvek. Kuçi edhe më parë është ndeshur me Cvek kur e pat mposhtur me vendim unanim vitin e kaluar në Shkodër. Kuçi 5-0 (3 KO) do të synoj fitoren e gjashtë në karrierë, ndërsa Cvek 6-13-0 (5 KO) do të kërkoj ti revanshohet. Ndërkohë Sevdail Sherifi do të ketë meçin kryesor ku dorezat do ti kryqëzoj me debutuesin Toni Visic nga Kroacia. Sherifi i cili pati përballje të fortë me Rachid Raad dy javë më parë, synon fitoren e shtatë në karrierë. Kundërshtari i tij ka përvoj të madhe në boksin amator, por ka një histori të keqe kundër boksierve shqiptar. Ai ka pësuar në të kaluarën në boksin amator nga dy shqiptar që boksojnë në Kroaci nga Agron Preteni dhe Agron Smakiqi. Sherifi 6-1-1 (5 KO) ka shënuar dy fitore të rëndësishme këtë vit duke u ngritur në vendin 422 në boxrec.com nga gjithësej 873 boksier sa janë të regjistruar në entin për statistika Boxrec.com. Në këtë mbrëmje do të ketë edhe disa meçe amatore ku do të boksojnë disa boksier mjaft kualitativ që premtojnë në të ardhmen.

Artan Vërbica
11 qershor 2011

1 thought on “Sherifi dhe Kuçi boksojnë me 19 Qershor në Buchs të Zvicrës

  1. Falenderime per kte faqe informative ne lidhje me informacionet mbi sportet e shkathtesise bujare.Rrespekt per te gjithe sportistet e kesaj kategorie sportive.Suksese atyre qe jane aktiv ne kto sporte ndersa veteraneve shendet dhe suksese ne edukimin e brezave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.