RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Sherifi barazon me Graves në New York

1 min read

Sevdail SherifiNew York, 15 nëntor 2013 – Mbrëmë, në New York të SHBA-së, u ngjit në ring boksieri nga Presheva, Sevdail Sherifi. Sherifi barazoi pas gjashtë raundeve me amerikanin Quantis Graves. Sherifi 25-vjeçar tash në boksin profesionist ka 9 fitore (8 KO), dy humbje dhe tri barazime. Amerikani Graves ka regjistruar barazimin e parë në karrierë, pasi kishte fituar nëntë përballjet e mëparshme.

“Isha më i mirë se Graves, dhe në fund gjyqëtarët më dëmtuan. Duelin e radhës do t`a kem sërish në SHBA në muajin Janar. Do të kthehem edhe më i fortë dhe triumfues. Nuk do ti lë gjërat që gjyqëtarët ti vendosin” theksoi Sherifi për Kosovaboxing.org 

Kosovaboxing.org
17 nëntor 2013 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.