RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Shendrit Hotjani kundër Goran Delic me 3 Mars

1 min read

Boksieri ynë Shendrit Hotjani do të kërkoj fitoren në meçin e revanshit kundër serbit nga Banja Lluka, Goran Deliç. Hotjani i cili boksoi në nëntor të vitit të kaluar me Deliç tregoi boks të mirë, ndërsa humbi me anë të pikëve pas gjashtë raundeve. Tani pas vetëm tre muajve të përballjes së parë Hotjani do të kërkoj ti revanshohet serbit nga Bosna e Hercegovinës. Ishte bërë bujë nga meçi parë ku Hotjani ishte më i mirë, ndërsa këtë nuk e kishin pranur kampi i tij duke kërkuar revanshin dhe të dy palët ranë në ujdi për revansh. Deliç për disa media serbe kishte deklaruar se kësaj radhe do të mund me KO. Meçi do të zhvillohet në Mynih me 3 Mars në republikën Bayern në Impact Gym. Hotjani deri më tani ka zhvilluar 12 duele profesioniste ku ka shënuar 8 fitore (3 KO), 3 humbje dhe 1 barazim, ndërsa Deliç ka rekord qindpërqind 20-0 (3 KO). Edhe dueli i dytë i tyre do të zhvillohet në 6 raunde.

Kosovaboxing.org
4 Shkurt 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.