12325431_1563590143966871_1371227385_nKlubi i kikboksit dhe boksit, RIGORO, Prishtinë, 20 shkurt – Në prani të disa klubeve dhe shumë garuesve të rinj, njëri ndër kikboksierët më të mirë shqiptarë i të gjitha kohërave, Shemsi Beqiri dhe vëllai i tij, kampion i disa fishtë botëror Hysni Beqiri, kanë mbajtur seminar për të rinjët në klubin e kikboksit dhe boksit, RIGORO në Prishtinë.

Të dy vëllezërit kanë udhëtuar enkas nga Bazeli i Zvicrës, duke pranuar kërkesën e mikut të tyre Ridvan Vllasaliu, pronar i klubit RIGORO për të mbajtur këtë seminar në shërbim të kikboksierëve të rinj. Njëherit ky gjest i tyre është edhe motivim për ecurinë e sporteve marciale dhe ky le të mbetët një shembull për sportistët tanë të tjerë kulmor që i kemi.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte fotoreporteri ynë Shpend Ahmeti i cili sjellë këtë kronikë me fotografi. Kjo ngjarje do të emitohet në ditët në vijim në televizionin Klan Kosova.

12745497_1563337577325461_1736349214531578912_n12745907_1563337740658778_3305123372204921120_n12744638_1563337507325468_4953411586680253063_n12662678_1563337560658796_2115455892312221333_n12705702_1563337430658809_8067546987932841555_n10149833_1563342167325002_3462101368942639187_n

Përgatiti: Shpend Ahmeti
Kosova Boxing Magazine – 21 shkurt 2016