RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Shembulli që duhet të ndiqet

3 min read

Jetmir Kuçi dekorohet me titullin e lartë, “Mjeshtër i Madh”

Ditë më parë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dekoroi boksierin e njohur shqiptar, Jetmir Kuçin me çmimin, “Mjeshtër i Madh”. Ky fakt më gëzoi pa mas pasi që një sportist kulmor mori meritën e merituar, nga kreu më i madh i vendit.

Jetmir Kuçi ngriti vlerat e sportit të boksit në Shqipëri pas rrënjës së komunizmit, i cili ishte i ndaluar nga viti 1963. Jo vetëm ai, por edhe shumë tjerë, po i përmendi vetëm plejadën e viteve nëntëdhjeta e deri më vitin 2010, si Artur Gavoçi, Artur Drinaj, Besnik Gjetaj, Sead Bushati e deri te kryemjeshtri Zef Gjoni.  Kjo gjeneratë bëri që boksi të ringjallet dhe të filloj nismet që kishte qenë i palejuar. Prandaj Presidenti Meta dhe kabineti i tij, do të duhej që asnjërin nga këta të mos e harroj, duke i kujtuar dhe respektuar për ngritjen e sportit.

Nuk duhet të harrohet edhe Kreshnik Qato, i cili krahas karrierës së tij amatore në Shqipëri, ka pasur një karrierë të suksesshme dhe të bujshme si profesionist në Britani të Madhe.

Ajo që vendosa të shkruaj këtë letër apo shkrim për sportistët meritor që kanë zhvilluar përtej mase sportin e boksit, është ajo që në kohët e fundit, vetëm ata që trokasin në dyert e institucioneve të tona, apo kanë ndonjë të afërm, janë dekoruar. Kjo ka ngjarë edhe në shtetin tonë amë Shqipëri, por edhe në Kosovë. Nuk dua të bëjë ndasi dhe shkruaj disa emra, sepse nuk ja vlenë, por sikur se Presidenti i tashëm Ilir Meta edhe ai i më parshmi, z. Bujar Nishani, kanë dekoruar njerëz me tituj të ndryshëm që nuk e kanë merituar. Nuk i vë fajin atyre, por këshilltarëve dhe përfaqësuesve kompetent që mbajnë pozita aty, prandaj një apel dhe të jenë sa më të kujdesshëm.

Edhe në Kosovë pak janë kujdesur për sportistët. Psh në vitin 2013, me rastin e pesë vjetorit të Pavarsisë së Kosovës, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nga 500 personalitete, të artit, kulturës, muzikës dhe sportit, i kishte dekoruar vetëm dy sportist, boksierin tonë legjendar Aziz Salihun dhe zhytsin Ismajl Kosumi. Atë botë ngrita notë proteste dhe dërgove email në drejtim të Prsidencës së Kosovës, duke i pyetur: “A vetëm dy sportist i paska pasur Kosovë nga 500 personalitete të fushave të tjera”. Sikur se zëri ynë ishte ndëgjuar, një vit më pas me 2014 pikërisht nga Presidentja Jahjaga u dekoruan dy boksierët tjerë legjendar, Xhevdet Peci dhe Mehmet Bogujevci, e shumë sportist të tjerë, ndër ta edhe ndjeri Fadil Vokrri. Prandaj këto dukuri dhe për ti bërë të vëmendshëm duhet të ngrisim zërin të gjithë.

Sporti duhet të jetë sa më afër bizneseve, por edhe duhet të jetë i kujdesshëm me bizneset, sepse vlerat sportive nuk blihen, ato fitohen me rezultate,mund, sakrificë dhe djersë, prandaj me kujdes të veçantë.

I gëzohem pa masë këtij gjesti madhështor të Presidentit Meta për mirënjohjen e merituar për Jetmir Kuçit. Le të vazhdojmë edhe me tjerët.

Kërkoj falje nëse e kam harruar ndonjë boksier më lartë, por ishin këta që mu kujtuan pa dashur asnjë ta anashkaloj.

Me respekt

Artan Vërbica
10 shkurt 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.