RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Shefat Isufi u dëshmua dhe la mbresa për të ardhmen

2 min read

Shefat Isufi 11111

Foto: Eroll Popova 

Boksieri ynë nga Tërnoci nga Kosova Lindore, Shefat Isufi, ka treguar potencialin e tij në duelin me gjermanin Dennis Ronert. Meçi i vlefshëm për titullin e kampionit botëror për të rinjë “IBF Youth”, tregoi se boksieri ynë është i gatshëm dhe i denjë për sfida të mëdha.

Isufi i cili u paragjykua se nuk do t`i qëndroj të gjitha raundet të favorizuarit Ronert, heshti kritikët duke boksuar në nivel të afërt duke berë meçin shumë të përafërt. Por, në fund gjyqëtarët meçin e vlerësuan në favor të Ronert me rezultat 96-93, 97-93 dhe 98-92.

A ishte vlerësimi i drejt i gjyqëtarëve?
Nga analiza ynë mund të konkludojmë se Ronert ishte diç më i mirë në etapa-etapa të ndryshme. Isufi humbi raundet e para i cili siç dukej kishte hyrë me një ngarkesë dhe respekt të madh ndaj Ronert. Isufi lëvizjet me këmb i kishte mjaft të mira, por ndoshta të tepruara, ndërsa goditjet e tij gjenin dorezat e kundërshtarit. Isufi kërkoi që në meç të boksoj me kundërsulme duke i lejuar mesin e ringut Ronert, por nuk ishte edhe aq konkret në goditje duke lejuar që favoritit Ronert ti japin pikë gjyqëtarët, gjë që gjermani këtë e bënte në momente të duhura, kryesisht shquhej për “Body-Shot” apo goditjet në trup.

Isufi shpërtheu në raundet e fundit, gjegjësisht ishte superior ndaj Ronert në raundin e 8-të dhe 9-të ku sidomos përdori “Upperkat-in”.  Edhe në të 10-tin kërkoi nakautin por ishte koha që punoi për Ronert. Sigurisht që Isufi nëse do të ishte më këmbngulës në raundet e para si në raundet e fundit, ai do të fitonte këtë meç.

Dueli i Isufit ishte i 15-ti në karrierë, i cili ka bilanc prej 12 fitoresh (8 KO), një humbje dhe dy barazimeve. Ndërsa për Ronert kjo ishte lufta e 20-të duke shënuar të gjitha fitore (14 KO).

Artan Vërbica
3 mars 2014 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.